Konferenca e “The Economist” në Tiranë, Berisha: Do verifikojmë çdo tapi në vend - (28 Tetor 2008)

Lajme arkiva 2008
Pjesëmarrës në konferencën vjetore të grupit The Economist në Tiranë, kryeministri Sali Berisha, përfitojë nga rasti për të informuar investitorët mbi klimën financiare dhe ekonomike në vend, duke garantuar ata për mbështetjen e qeverisë. Përsa i përket interesit të investitorëve të huaj, Berisha foli me shqetësim për çështjen e regjistrimit të tokës, duke deklaruar se çdo tapi do të kalohet në sitë.
Sali Berisha: “Së pari po verifikojmë çdo tapi në këtë vend, së dyti po legalizojmë gati gjysmë milion shtëpi dhe ndërtesa një pikë thelbësore në procesin e tregut të pasurive të pa luajtshme, së treti po kompensojmë pronarët, së katërti po digjitalizojmë. Ju siguroj se problemi i pronës është një çështje shumë e rëndësishme për t’u zgjidhur”.
Kryeministri përmendi dhe njëherë faktin, se Shqipëria nuk rrezikohet nga kriza financiare globale.
Sali Berisha: “Pavarësisht asaj që po ndodh në tregjet ndërkombëtare financiare në Ballkan dhe në Shqipëri situata është e qetë, sistemi ynë bankarë funksionon shumë mirë dhe ka likuiditete të mjaftueshme, vlerësimi i njerëzve nuk është lëkundur dhe depozitat po rriten”.
Ndonëse ekonomitë botërore po përballen me rënie ekonomike, Shqipëria po rritet me ritme të larta.
Sali Berisha: “Ekonomia shqiptare është e re dhe dinamike, rritja ekonomike për këta 6 muaj është dyshifrore 11%. Eksportet shqiptare janë rritur me 42%, shumë investime të huaja po mbërrijnë në Shqipëri. Në energji deri tani janë kontraktuar mese 400 milion euro, në çimento 750 milion euro e kështu me radhë. Qeveria po bën më të mirën për të lehtësuar klimën e biznesit”.
Duke folur rreth infrastrukturës në vend, kryeministri zbulojë planin për heqjen e monopolit të aeroporteve çka i hap rrugën ngritjes së aeroporteve dhe në Sarandë dhe në Vlorë.
Sali Berisha: “Te kontrata konçesionare me aeroportin e Tiranës ka një klauzolë që nuk e kam shumë përzemërt është ekskluziviteti. Kemi rënë dakord me koncesionarin që të marrim një kompani të huaj e cila do të bëj përllogaritjet për heqjen e këtij ekskluziviteti duke i kompensuar dëmin financiar kompanisë edhe Saranda, edhe Vlora do të kenë aeroportet e tyre”.
Kjo është hera e 3 që konferenca e organizuar .. ekonomist mbahet në Tiranë. Diskutimet në vijim janë fokusuar në lidhje me përmirësimin e klimës së biznesit dhe thithjen e investimeve në Shqipëri./tvklan.al
Gazetari: Fjorald Zguro
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер

    Келесі