Klan News - IdentiTek nis prodhimin e dokumenteve biometrike

Prej të martës, kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike do prodhohen nga kompania shtetërore IdentiTek. Prodhimi i dokumenteve të shtetasve shqiptarë nga kompania e re, vjen pas përfundimit të kontratës së kompanisë Aleat, të hënën më 31 korrik. Burime nga Ministria e Brendshme, bëjnë me dije se në mesnatë është kryer dhe prova për prodhimin e pasaportës së parë, që rezultoi me sukses.
Në pikat e postës shqiptare janë shpërndarë modelet e kuponëve të rinj, me logon e IdentiTek. Fillimisht janë shpërndarë kuponët për karta identiteti dhe pasaporta standarde, ndërsa prej të mërkurës do të bëhet shpërndarja edhe për pasaportat me procedurë të përshpejtuar. Mësohet se ka disa modele të kuponëve të rinj, që janë për karta identiteti, pasaportë standarde, pasaportë të shpejtë apo dhe për të huajt.
Me ndërrimin e kompanisë nga privati në kompani shtetërore, çmimet do të vijojnë të jenë të njëjta. Karta e identiteti do të ketë vlerën 1.500 lekë, ndërsa pasaporta me afat prodhimi 15 ditor do të jetë 7.500 lekë. Ndërsa për prodhimin me afat të përshpejtuar brenda 3 ditësh do të ketë vlerën e 18 mijë lekëve. Kompania Aleat, që prodhonte dokumentet biometrike prej 15 vitesh, pavarësisht përfundimit të kontratës, do të qëndrojë deri në fund të muajit gusht. Ata do të monitorojnë procesin në rast të ndonjë problematike.
Drejtuese e IdentiTek do të jetë Loina Prifti, e cila prej vitesh ka jetuar dhe punuar në Gjermani ku ka marrë edhe shtetësi gjermane. 35-vjeçarja deri më tani ka punuar në Katedrën e Informacioneve në Universitetin Teknik të Mynihut dhe është marrë me inteligjencën artificiale.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Пікірлер: 1

  • @user-yy6yl8bh2t
    @user-yy6yl8bh2t11 ай бұрын

    Pershendetje. Per shqiptaret qe jetojne jashte shtetit ku behet aplikimi?Po mundohem tek e-albania,sherbimet konsullore por kur shkoj per te zgjedhur daten me bllokon. Dikush mund te na ndihmoje?! Faleminderit.

Келесі