Ka nje mesazh per ty - Pse na braktise? Pengu i Markos (27 Qershor 2021)

Ойын-сауық

#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Historia e Besianës nga Memaliaj vjen në studion e “Ka një mesazh për ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Besiana ka 10 vjet që jeton në Tiranë që pas kthimit nga shteti fqinj, Greqia. Në vitin 1995, tezja e Besianës ishte ajo që e njohu me dashurinë, Shpëtimin, por motra e tij ishte e pakënaqur pasi nuk i pëlqente që i vëllai të martohej me dikë që nuk ishte nga i njëjti vend si ata, nga Çamëria.
Megjithatë, Shpëtimi, pavarësisht kundërshtimit ishte i vendosur që lidhja të bëhej dhe kjo u realizua. Në vitin 1997, ata emigrojnë për në Greqi, të dy kishin një martesë të lumtur dhe shkonin shumë mirë bashkë. Pakënaqësia e familjes së Shpëtimit i detyron të kthehen në Shqipëri dhe të ndahen, për t’u rikthyer sërish pas gjashtë muajsh.
Pas ndarjes së dytë, Besiana merr vesh që kishte mbetur shtatzënë dhe lindi djali i tyre, Marko, ndërkohë ajo dhe Shpëtimi ishin ndarë në muajin e dytë të shtatzënisë së saj. Pas ndarjes, Besiana shkoi sërish me mamanë në Greqi në një shtëpi derisa lindi Markon.
Në vitin 2008, Besiana kaloi në një gjendje depresioni që i zgjati për dy vjet. Ajo rrëfen se vetëm qante dhe kishte mendime të errëta gjatë gjithë kohës.
Ardit Gjebrea: Çfarë bëje gjatë kësaj kohe, ku punoje?
Besiana: Edhe pse isha shtatzënë, punoja. Punova deri kur isha shtatë muajsh. Kisha edhe ca kursime të mbledhura se e dija që do të lindja Markon.
Ardit Gjebrea: Di që ke patur edhe probleme shëndetësore.
Besiana: Në 2008, mua më kapi një stres, depresion.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte Marko atëherë?
Besiana: Marko atëherë ishte 9 vjeç.
Ardit Gjebrea: Po për çfarë të kapi depresioni?
Besiana: Depresioni nga hallet që kalova, u mblodhën të gjitha.
Ardit Gjebrea: Sa zgjati?
Besiana: Zgjati dy vjet.
Ardit Gjebrea: Si e kalove?
Besiana: Vetëm qaja, më vinin në mendje mendime të vrisja djalin, të vrisja mamin, por nuk ngrihesha nga krevati se thosha “mos e bëj këtë gjë” dhe luftoja me veten time. Erdha në Shqipëri dhe u stabilizova. Unë si Besianë nuk doja ta bëja, por mendja më thoshte “bëje”.
Ardit Gjebrea: E di, e di, ishte gjendja jote mendore e tillë që mund të mbërrije deri këtu.
Besiana: Po, dhe vinte Marko që rrinte mbi mua e më thoshte në greqisht “Besi, mos u mërzit se ti do të bëhesh prapë mirë” dhe mendja ime prapë funksiononte që unë të bëja keq te djali.
Ardit Gjebrea: Kush të ndihmoi që ta kaloje?
Besiana: Në Greqi isha e sëmurë.
Ardit Gjebrea: Nuk shkove te ndonjë psikolog?
Besiana: Shkova te pesë psikiatër të ndryshëm dhe më jepnin ilaçe të ndryshme që nuk më bënin asgjë, nuk më gjetën mkurën e duhur, kështu që u detyrova të kthehesha në Shqipëri. Rastësisht gjeta një doktor që më gjeti kurën dhe unë sot e kësaj dite jam shumë mirë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер

    Келесі