Ka nje mesazh per ty - Dasma pa nuse, Vasilika ploteson endrren (3 Prill 2022)

Ойын-сауық

#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Gushti i vitit 2013 mbart kujtime të hidhura për Vasilikën e familjen e saj sepse pikërisht në ditën e caktuar për dasmën, ajo humbi djalin, për të cilin ishte në pritje prej 8 muajsh. Rrjedha e asaj ngjarjeje të pafat që e rrëfeu më herët në “Ka Një Mesazh Për Ty”, do të ndihej edhe më vonë sepse për dy vite ajo qante, nuk jetonte dhe ishte e ngarkuar psikologjikisht.
Nga ana tjetër, bashkëshorti, të cilin ajo e ka thirrur në studion e “E diela shqiptare” në Tv Klan, u bë i fortë për të. Por shërimi për të dy ata erdhi pas kësaj periudhe të errët, me bekime radhazi.
Vasilika: Ai asnjëherë s’i humbi shpresat, isha unë që humba shpresën, isha unë ajo që thosha më mirë të kisha ikur bashkë me fëmijën sepse jam unë shkaktarja e kësaj gjëje.
Ardit Gjebrea: Ke veshur një fustan të bardhë dhe nuk duhet të qash tani, duhet të jemi të lumtur. Nejse, edhe nuset qajnë.
Vasilika: Qajnë edhe nga gëzimi.
Ardit Gjebrea: Ti kur qave nga gëzimi, në cilin moment?
Vasilika: Momentin kur unë ngela shtatzënë.
Ardit Gjebrea: Viti?
Vasilika: Në vitin 2015 unë marr vesh se jam shtatzënë.
Ardit Gjebrea: Kishe frikë në momentet e para?
Vasilika: Kisha shumë frikë, çdo lloj hapi të bëja, çdo gjë që bëja kisha frikë se mund ta humbja. Mendoja vetëm për keq, jo për mirë.
Ardit Gjebrea: Të gjithë tani presim të na thuash, u bëre nënë apo jo?
Vasilika: U bëra nënë. Për herë të parë, u bëra nënë e një vajze.
Më pas, në vitin 2019 Vasilika u bë nënë e një vajze tjetër, ndërsa tre muaj më parë, dëshira e saj e madhe për të pasur një djalë, u bë realitet./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер

    Келесі