Ka një mesazh për ty - Kthehet kampioni, Hadribeaj surprizon familjen (12 Dhjetor 2021)

Ойын-сауық

#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Prej 10 vitesh, kampioni i karatesë, Adrian Hadribeaj ndodhet larg familjes, përtej oqeanit, në SHBA. Atje ai ka arritur të krijojë një jetë krejtësisht të re dhe një familje, por shqetësimi i tij janë gjithnjë prindërit. Ndaj, kjo është arsyeja pse ai nuk i ka njoftuar ata për kthimin në Shqipëri, por ka preferuar ta bëjë me anë të një surprize në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në TV Klan.
Nëna e Adrianit është një ndjekëse e rregullt e emisionit, ndaj edhe djali i saj mori shkas për të realizuar surprizën në studio. Në njëfarë mënyre, ai i kërkon falje, por edhe i falenderon për mbështetjen e pakushtëzuar.
Adrian Hadribeaj: E di që para 10 vitesh, ju kam lënduar shumë, por ditët më të mira do vinin dhe atë ditë që unë jam larguar të kam kërkuar diçka dhe e mban mend, të kam thënë: “të lutem, mos u mërzit, të lutem mos qaj” se nuk doja të vinte ters, të mos e mbaja atë brengë shumë dhe ti e mbajte fjalën, e mbajte premtimin. Ishit forca më e madhe, t’iu kisha ju mbrapa, më dhatë akoma më shumë fuqi që unë të isha ai që jam sot këtu.
Ju falënderoj pa masë për gjithçka na keni dhënë mua e vëllait. E di që jemi rritur në një shtet që ekonomia nuk ka qenë gjithmonë në favor tonë, por kemi pasur harmoni e dashuri që nuk besoj se një familje tjetër mund ta ketë pasur. Kisha vite që e kisha planifikuar këtë duke parë që ti, sa herë flasim të dielave, në sfond dëgjoja “E diela shqiptare” dhe zërin e Arditit këtu, e kish imagjinuar në kokën time që çdo ditë më thoje “të gjithë po vijnë nga Amerika këtu, ju s’po vini”. Kjo ka qenë arsyeja kryesore, që vajzat të rritej dhe t’iu bëja një surprizë kaq të bukur, t’iu falenderoja sa të mrekullueshëm jeni dhe faleminderit për gjithçka keni bërë për neve. Ju duam shumë.
Babai: Mua gjithmonë ma ka bërë qejfin por asnjëherë nuk e kam lavdëruar.
Ardit Gjebrea: Nuk e ke lavdëruar asnjëherë? Është momenti ta bësh.
Babai: Të falënderoj shumë dhe ne jemi prindërit më të lumtur në botë.
Nëna: Na ke bërë shumë krenarë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер

    Келесі