Jeta e Muhammedit a.s [Pjesa 12] - Udhëtimi i Israsë Dhe Miraxhit

Jeta e Muhamedit s.a.v.s
Gjurmëve të të Dashurit tonë Pjesa 12
Udhëtimi i Isras Dhe Miraxhit
Autor: Amër Halid
Lexoi: Qenan Ismaili 2006
Në asnjë hadith të saktë nuk ceket kuptimi i vërtetë i fjalës Miraxh. Arabët emërtojnë shkallët me këtë emër, por për udhëtimin në qiell të Profetit a.s, nuk kemi ndonjë hollësi për mjetin. Sesi ka qenë mjeti që e ka ngritur Profetin a.s në qiej, askush nuk e di.
Profetit a.s iu soll Miraxhi, mbi të cilin ai u ngjit dhe për disa çaste ata mbërritën në kufirin e skajshëm të qiellit të parë. Ne sot, nuk njohim veçse një pjesë të vogël të hapësirave qiellore. Shkencëtarët e matin largësinë mes trupave qiellore me vite dritë. Drits së diellit për të mbërritur në tokë, i duhen tetë minuta. Sakaq, ekzistojnë yje dhe planetë të cilat gjenden me miliarda vite dritë larg tokës. Ato nuk janë në skajin dhe kufirin përfundimtar të qiellit të parë. Një anije kozmike, e cila udhëton me 7.000 km/h, i duhen tre vite për të mbërritur tek planeti më i afërt.
Sakaq, Profeti a.s bashkë me Xhibrilin a.s e përshkuan këtë distancë të madhe në disa çaste. Kur mbërritën në kufirin përfundimtar të qiellit të dynjasë, i gjetën dyert të mbyllura. Xhibrili a.s trokiti dhe një zë nga brenda pyeti:"Kush është?" Xhibrili a.s iu përgjigj:"Jam Xhibrili." Meleku nga brenda pyeti:"A është tjetër kush me ty?" Xhibrili a.s u përgjigj:"Po, është Muhamedi." Meleku tha:"Jam urdhëruar të mos e hap këtë derë për dikë tjetër veç tij."

Пікірлер

    Келесі