Investime te reja nga Bashkia Librazhd.

Investime.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 28 qershor 2024,Kryetari I Bashkisë Mariglen Disha,prezanton para Këshillit Bashkiaik tre projekte të reja
1-Projekti midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Bashkisë Librazhd për përmirësimin e kushteve të banimit për familjet në nevojë në rregullimin e banesave,fond me vlerë 45 mln/lek të reja.
2-Investimi I përfituar nga Këshilli I Qarkut Elbasan për shtrimin,asfaltimin e rrugës,ndriçimin,shtrimin e tortuareve dhe gjelbërimin e rrugës që të dërgon te kisha Ortodokse Librazhd me vlerë 100 perqind nga buxheti Këshillit të Qarkut.
3-Financimin e projektit për ndërtimin e shetitores te Liqeni i Fushë Studës,projekt që mundësohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku do të ndërtohet edhe një kullë e lartë vrojtimi,një stallë për kuajtë e garave sportive,shtetitjeve në pyllë, si dhe ndërtimin një pedonale me ndricim bashkë me ambientet shlodhëse për vizitorët,turistët që do të frekuentojnë zonën.

Пікірлер

    Келесі