Interesim i madh i pacientëve për kryerjen e analizës falas të tiroides në kryeqytet

#KosovaPress #KosovaPressLive
Analiza e gjëndrës tiroide, e cila pacientëve u kushton rreth 15 euro, tash e një muaj po bëhet falas në Qendrën e Mjekësisë Familjare QMF VI në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Qe nga java e parë e qershorit e deri më tash afro 130 pacientë kanë shprehur interesim për analizën e gjëndrës tiroide në këtë qendër.
Shefja e kësaj qendre mjekësore Hana Deshishku në një intervistë për KosovaPress tregon se interesimi i pacientëve për kryerjen e analizave është i madh. Ajo potencon se kjo analizë bëhet për të vërtetuar gjendjen shëndetësoret dhe për të vendosur një diagnozë.
Lodhja, plogështia, përgjumja, shtimi dhe humbja e peshës, çrregullimi i metabolizmit janë ndër simptomat që i përshkruajnë pacientët për gjëndrën tiroide. Deshishku për KosovaPress tregon se në QMF bëhet edhe analiza tjetër HbA1C-ja përmes së cilët përcillet gjendja e pacientëve përgjatë tremujorit.
Për këtë risi në QMF-në e Bregut të Diellit, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku thotë se është bërë me qëllim që ta shpërndajë ngarkesën e shërbimeve nëpër qendra.
Në një prononcim për KosovaPress, Sadiku potencon se janë duke përpiluar një plan që analiza të ngjashme të kryhen edhe në qendrat e tjera familjare në kryeqytet.
KosovaPress ka kontaktuar disa laboratorë privatë në Prishtinë mbi çmimet e analizës së gjëndrës tiroide.
Gjëndra tiroide është një organ kyç në pjesën e përparme të qafës. Kjo gjëndër është e përgjegjëse për rregullimin e funksioneve të shumë qelizave në organizëm. /Z.Zeneli/
KosovaPress iu ofron shërbimin e përditshëm të lajmeve (7 ditë në javë) nga Kosova, rajoni e bota, në fusha të ndryshme të veprimtarisë . Servojm lajme e raporte për zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën, kemi informacione për ngjarjet në rajon dhe botë. Në rast të arritjes së marrëveshjes, specifikat tjera të shfrytëzimit të lajmeve të KosovaPress-it, janë të shënuara në kontratën, e cila do ta finalizonte ofertën tonë dhe interesimin tuaj. Lajmet e Kosova Press-it janë në dispozicion edhe në gjuhën angleze.
Që të informoheni më shumë vizitojeni www.kosovapress.com
kosovapress.com/
Facebook: / kosovapress
KZread: / kosovapressofficial
Twitter: / @kosovapressi
Instagram: / kosovapressofficial

Пікірлер

    Келесі