Histori me Zhurmues-Vaske Orgocka rrefen torturat: “Me shkuli dhemballen bashke me nje cope nofull”

Ойын-сауық

Vaskë Orgocka ishte një nga viktimat e shumta të sistemit komunist që përfundoi në burgun e Spaçit. Ai ishte i ftuar në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço nga ku rrëfeu historinë e tij dhe kalvarin e vuajtjeve. Orgocka pasi kishte përfunduar studimet në Poloni ishte martuar me një vajzë polake dhe pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik ata shiheshin si të dyshuar nga shteti shqiptar.
“Unë kam qenë student në Poloni me miratimin e shtetit dhe në vitin 1954 u njoha me një vajzë që u bë gruaja ime. Unë atë e merrja edhe në fetat që bënte Ambasada shqiptare. Petro Papi, ambasadori më thotë: Ajo është vajzë e mirë, pse nuk martohesh me të? Politika e është që të afrohemi sa më shumë.
U ndodha pak ngushtë dhe sdija të përgjigjesha, por i thash të shikojmë. Ai më tha bëje. Dhe vendosëm që të martohemi, ajo ishte në atë kohë 18 vjeç. Në ‘55 unë u ktheva nga Polonia dhe sa u bënë ato kërkesat në shtator të ’56 ajo erdhi në Shqipëri. Unë në atë kohë punoja në komitetin e Gjeologjisë me kryetar Panajot Plakun, ai më transferoi në Mirditë, më çuan në Spaç ku kalova edhe vitet më të rënda të jetës time. Nga atje shkova në Përrenjas dhe më në fund u transferova në minierën e Drenovës. Ndërkohë lindën edhe dy fëmiët. Gruaja kishte mbaruar një kurs për laborante dhe punonte në Korçë tek fabrika e birrës dhe jetonim mirë në krahasim me të tjetër. Kur u prishën marrëdhëniet me demokracitë popullore gjithçka ndryshoi. Filluan përndjekiet e grave të huaja që ishin martuar me shqiptarë. Në atë kohë unë kërkova që gruaja bashkë me fëmijët të iknin, por ajo nuk pranonte. Ajo nuk e kuptonte që për interesa politike shkatërroheshin jo vetëm familje, por edhe gjëra më të mëdha. Më pas erdhi momenti i arrestimit nën akuzën “agjitacion dhe propagandë”. Më mbajtën në birucat e Korçës të cilat ishin një varr prej betoni. Pranova akuzën “agjitacion dhe propagandë” duke thënë që nuk më erdhi mirë që u prishën marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Pas disa kohësh më sollën këtu në Tiranë, hetues ishte Koço Josifi, atëherë filloi kalvari i vërtetë i vuajtjeve. Filloi dhuna fizike. Ferat Matoiti ishte autori i torturave që më bëheshin. Kur vinte ai më lidhnin në karrige që ai të bënte ato që mendonte se duheshin bërë. Një ditë më rrahu keq dhe më theu edhe një dhëmballë. Më çuan në birucë, pas disa orësh vjen një burrë tupmadh dhe më shkuli dhëmballën bashkë me një copë nofull me një darë që mbatheshin kuajt. Në atë moment humba ndjenjat dhe e kam parë veten në birucë. Gjaku nuk më pushonte. I kërkova policit kripë dhe më vonë ai ma solli ajo ma ndaloi hemoragjinë. Momenti më i keq ka qenë ardhja e një personi në hetuesi, ka qenë kur Fezor Shehu urdhëroi që të më vrisnin, ai kishte tiparet e një krimineli të pandreqshëm, ”rrëfeu Vaskë Orgocka.
*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në KZread /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер: 82

  • @aphroditeghikas740
    @aphroditeghikas7402 жыл бұрын

    Shume respekt per familjen Orgocka ,e degjova mqs e dija historine sepse e kisha shoqe vajzen e tij Lunja !!!!

  • @gezimgjeta1720
    @gezimgjeta17202 жыл бұрын

    Respekt për ju zoti Orgocka. Shumë njerëz në Shqipëri nuk e dinë që një nga hetuesit e bashkëshortes suaj të nderuar, ishte babai i zv. Ministrit socialist(komunist) Dritan Hila. Sot është gazetar së bashku me të shoqen Rudina Xhunga. Shikoni filmin "Divorce Albanian Style" të regjisores bullgare Adela Peeva në KZread. Asgjë nuk duhet harruar.

  • @aretim1028
    @aretim10282 жыл бұрын

    Nje rrefim vertet i drithshem . Nje nga mijera e mijera histori te dhimbshme qe jetoi populli i pafajshem shqiptar dhe njeres me kombesi te huaja qe u ndodhen ne kohen dhe vendin e gabuar. 😢. Ju zoteri dhe zonje e nderuar “pavaresisht qe nuk e pame zonjen “ meritoni respekt te vecante dhe me te drejten tuaj te plote nuk mund te falni ate sistem qe ju hoqi lirine. Zoti tju kete mire 💚💚

  • @user-xb8qv6yr9x
    @user-xb8qv6yr9x2 жыл бұрын

    Respect per per ju dhe familjen tuaj

  • @olimbishehu2508
    @olimbishehu25082 жыл бұрын

    Cfaredo fjale te thuash, dhe nuk po i gjej dot, nuk shprehet keqardhja e papershkruar per keto vuajtje. Respekt per keta njerez te nderuar, jete te gjate plot shendet dhe cdo gje te mire.Bravo dhe drejtuesit te emisionit, nderhyn kur duhet dhe flet dhe me heshtjen e tij

  • @albanamezini7230
    @albanamezini72302 жыл бұрын

    Ndjeva nje keqardhje te madhe. Zoteri paske qene e zoteri do mbetesh.Te uroj shendet

  • @halitpole692
    @halitpole6925 ай бұрын

    Shume burre i nderuar.

  • @ermelindamusabelliu2511
    @ermelindamusabelliu25112 жыл бұрын

    Shume e dhimshme zoti ju dhente forc

  • @hrushiti1972

    @hrushiti1972

    2 жыл бұрын

    Neve na ka qajt dikush , se na ka vra armiku , dhe na eshte dashur te shtrengojm radhet , te jemi me homogjen , po juve ne Shqiperi ju ka vra Shqipetari , askush ska qa koken , dhe partia e ka perca popullin me shume nga frika dhe terrori komunist

  • @ferizferiz5153
    @ferizferiz51532 жыл бұрын

    Enver Djalli ne ferr paste shkuar

  • @samiagolli7548
    @samiagolli75482 жыл бұрын

    Fecor shehu ai qe qante ne gjyq per torturat ndiqeni cfar ka ber i umt vari sic i umbi shum prekse keto jan deshmi e fakte reale respekte per keto martir emisjon sa i mir por shum prekes

  • @kimetedashi4185
    @kimetedashi41858 ай бұрын

    Histori shume e dhimshme

  • @MarkelUK
    @MarkelUK2 жыл бұрын

    Histori shume e dhimbshme. Si e mijera Shqiptareve te tjere qe vuajten nen diktature. I urojme jete te gjate Z. Vaske dhe femijeve te tij dhe sherim gruas te tij.

  • @gianmarco0757
    @gianmarco07572 жыл бұрын

    Shqiptari per shqiptarin bahet ujk, Kto vazhdojne edhe sot ne ditet tona,deri sa erdhi amerikani e po i degjeneron ne shtepine e vet ,ky ashte patriotizmi i parise se degjeneruar qe komandon krye lart sepse vijne nga ata shtresa, ndoshta jo te gjithe. Vazhdon gjdo gja pa turp.

  • @saimirzeqollari9195
    @saimirzeqollari91956 ай бұрын

    Shume e dhimshme

  • @glenlufi3395
    @glenlufi33952 жыл бұрын

    Faleminderit dhe te perulemi zoti Orgocka per mendjen dhe forcen tuaj. Ne kemi detyre te gjithe qe ju dhe cdo person si ju ti japim jehone dhe nje rrespekt te vecante. Sepse nje popull pa memorie eshte nje popull pa te ardhme.

  • @lezinasyku1201

    @lezinasyku1201

    Жыл бұрын

    R

  • @lezinasyku1201

    @lezinasyku1201

    Жыл бұрын

    Se.:⁠-⁠!:⁠-⁠!;⁠);⁠)}⁠:⁠‑⁠)}⁠:⁠‑⁠)

  • @dresma8403

    @dresma8403

    10 ай бұрын

    👍👌🙏🏻

  • @entelazhgaba4169
    @entelazhgaba41692 жыл бұрын

    Z Grabocka te pershendes dhe te falenderoj per rrefimin tend dinjitoz te jetes tende nen diktaturen kromuniste me te eger te Europes lindore, ke bere shume mire qe ke four me emra te pervecem per barbaret shpirtzinj kromuniste. Te uroj shendet dhe gezohem qe te shoh ne llogjike dhe fizik shume te mire.😀🇦🇱

  • @ylberdisha3266
    @ylberdisha32662 жыл бұрын

    Shum emocionuse dhe e dhimshme

  • @user-tq8fs8pt5m
    @user-tq8fs8pt5m6 ай бұрын

    Respekte je i nderuar zoti Orgocka

  • @jetadaliti7164
    @jetadaliti71642 жыл бұрын

    QELBESIRAAAAAAAT

  • @dhimitritheodhori7187
    @dhimitritheodhori71872 жыл бұрын

    Jete te gjateVaskes , respekt

  • @valbonahasaj2791
    @valbonahasaj27912 жыл бұрын

    Obobo ca tmerri

  • @hrushiti1972

    @hrushiti1972

    2 жыл бұрын

    Po ju ne Shqiperi teper mire jeni me mend ne koke , se cfare terrori dhe dhune keni perjetuar per 45 vite , vetem ju keni perballuar , asnje popull ne bote s' do e kish perballuar , une kur kam vizituar Shqiperine , qe atehere e kam kuptuar qfare dhune e terrori keni perjetuar , shifej ne fetyrat e njerezve tregonin pa folur hic , haj medet haj , me vie keq per Shqipetaret e Shqiperise qe kane perjetuar 45 vite terror , sikur ne nga Serbia , ashtu kemi perjetuar . Dhe cdo gje qe shofe e degjoj ne Shqiperi dicka qe ndodhe gjera te keqija , nuk cuditem se e kuptoj se prej cfare gjendje keni dal nga monstrat e komunizmit , ju qe 30 vite tash po i vereni pasojat e 45 viteve komunizem , me korrupsion hajni vrasje , vjedhje votash , droge shpopullim , qeveri te korruptuara , keto jane pasojat e komunizmit

  • @vasilis7758
    @vasilis77582 жыл бұрын

    Katilat..!

  • @ragipdragusha5136

    @ragipdragusha5136

    Жыл бұрын

    Qendresa juaj Z\Orgocka do jete per brezat shtylla vertebrare e ketij kombi, ndaj perulem plot respekt para jush dhe qe gjithe atyre qe u perballen me kete makineri krimesh te monizmit.

  • @dan-kosumi
    @dan-kosumi2 жыл бұрын

    Tmerr!…

  • @myqeremrakipaj2696
    @myqeremrakipaj2696 Жыл бұрын

    Duke ndjekur keto dhe shume e shume gjera c'njerezor, valle kure do te denohet ky gjenocide nga ligjet e ^Demokracise^?.

  • @Eladhapouagapo
    @Eladhapouagapo2 жыл бұрын

    kjo histori eshte dritheruese, gati gati e pa besueshme. Me vjen keq qe nuk pati nje fund te pakten me gruan polake. Ju pershendes zoteri.

  • @antonetahofstetter3754
    @antonetahofstetter3754 Жыл бұрын

    Zoteri keni qène, zoteri keni mbetur

  • @petrossakka9875
    @petrossakka98753 жыл бұрын

    mjere ai qe e provoi shtepia e tij .denimi ne emer te popullit . edhe populli u be me partine . gjyqet ishin plot . dhe ne jete populli te luftonte ...

  • @antonetabajraktari7138

    @antonetabajraktari7138

    2 жыл бұрын

    Kjo eshte gjeja me e dhimbshme e shoqerise shqiptare edhe pse kishte njerez qe ndjenin keqardhje dhe e kuptonin qe benin padrejtesi nuk guxonin dot te ngrinin ze.tmerr i papare ne histori se ata vrisnin edhe pa gjyq . Femije kam qene po keto qe shkruan ti eshte gjysma e te vertetes se gjysma tjeter ishte e mbuluar nga tmerri me djallin njerezit e kane te veshtire si ta kundershtojne si te jene me te keshtu qe

  • @vitomala2763

    @vitomala2763

    Жыл бұрын

    Rrespekte familja Grabocka ?

  • @caknoris3498
    @caknoris34982 жыл бұрын

    Merni hak car prisni tani kot dilni kanaleve

  • @fatmirbrati9909

    @fatmirbrati9909

    2 жыл бұрын

    zotni, I kulturuar, , perendia ju dhente shendet dhe lumturi ju dhe femijeve te tu.

  • @Gina-xf2mq

    @Gina-xf2mq

    2 жыл бұрын

    Po heee more çak noris ti je shhpetimtari të keqes,shpetoje njerzimin nga pleherat komunista.

  • @miviti93
    @miviti93 Жыл бұрын

    Histori shume dritheruese😭

  • @shezinger
    @shezinger2 жыл бұрын

    Mos o zot !

  • @ilirrrugeja6296
    @ilirrrugeja629610 ай бұрын

    Jo vetem atyre qe nuk e kan perjetuar ferrin e diktatures por edhe per ata qe kan lyre duar me gjak duhet ta pranojn te verten dhe te kerkojn falje.Liria eshte vlera me e cmuar e njeriut🗽

  • @user-os2oh4pn2p
    @user-os2oh4pn2p4 ай бұрын

    parti antkombare eshte ps

  • @ylberpllana1736
    @ylberpllana17362 жыл бұрын

    I-

  • @ylberdisha3266
    @ylberdisha32662 жыл бұрын

    Shum emocionuse dhe e dhimshme

Келесі