Gjyqi i Rrapush Xhaferrit, dëshmia e Xhaferrit për paratë e kreditorëve - (24 Shtator 2002)

Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Ish-drejtuesi i fondacionit Xhaferri, dha për herë të parë shpjegime për gjykatën, lidhur me veprimtarinë e këtij fondacioni.
Rrapush Xhaferri:- “Fondacioni Xhaferri nuk ka qenë një farsë, nuk ka qenë një krijim artistik, ai ka qenë një diçka reale është prekur me dorë dhe është numëruar me dorë dhe këtë e kanë parë me sytë e tyre, i gjithë populli, natyrisht ata që kanë menduar për mirë, ata që kanë menduar për shtrembër, vazhdojnë me shtrembërimet e tyre”.
I pandehuri Rrapush Xhaferri, sipas prokurorit të çështjes, ka pasur të depozituara në Bankën Kombëtare Tregtare rreth 65 miliard lekë, ndërkohë që shuma e detyruar kreditorëve, sipas komisionit të transparencës së fajdeve është rreth 12 miliard lekë. I pandehuri Xhaferri, i cili i kërkoi gjykatës të përjashtojë nga gjykimi djemtë e tij, tha se paratë ia paguante klientëve nga arka personale.
Rrapush Xhaferri:- “Paratë i kisha paratë e mija zotëri, paratë i merrja nga arka ime personale dhe ia jepja popullit”.
I pyetur nga prokurori i dosjes, Xhaferri tha, se e krijoi këtë fondacion, me rekomandim të udhëheqjes së asaj kohe, po nuk dha detaje të tjera lidhur me këtë. I pandehuri pretendon, se shumë prej parave të tij janë përdorur nga ish-zyrtarë të asaj kohe, Bashkim Gazidede dhe Agim Shehu.
Rrapush Xhaferri:- “Patëm një rekomandim që të kalohej në fondacion, nga udhëheqja e asaj kohe”.
Gjatë seancës Xhaferri ka ndërprerë disa herë fjalën, për shkak të sëmundjes së zemrës dhe diabetit. Në fund të deklarimit të tij, ai tha, se kishte ardhur në Shqipëri që në 15 Shtator të vitit të kaluar, për t’u kuruar dhe për të marrë pjesë personalisht në procesin gjyqësor që kishte filluar ndaj tij./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер: 7

  • @alpacino1058
    @alpacino10582 жыл бұрын

    Ky kam degjuar se ka vdekur tani ca do ti marin

Келесі