Gjana në Tepelenë, premton 250 mln euro për shtimin e sipërfaqeve me ullishte - (25 Janar 2009)

Lajme arkiva 2009
Qeveria do të vërë në dispozicion të fermerëve për mbjelljen e ullinjve deri në 250 mln euro, kështu është shprehur ministri i Bujqësisë zoti Jemin Gjana, gjatë një takimi me banorët dhe fermerët e komunave Krasë dhe Qesarat të rrethit të Tepelenës.
Jemin Gjana: “Qeveria është e gatshme të mbështesë me një program që mund të shkojë në 200 deri në 250 mln euro, të gjitha grupet e fermerëve dhe grupet e interesit dhe kompanitë duan të mbjellin dhe shtojnë sipërfaqet me ullinj, të hartografojmë çdo sipërfaqe toke të përshtatshme që është në kadastër të tokës bujqësore për ta ditur, por dhe sipërfaqe tokash që janë të pandara dhe të refuzuara që nuk i ka asnjë fermer, të cilat ne mund t’ua ndryshojmë destinacionin.”
Sipas ministrit Gjana brenda gjysmës së parë të këtij viti përfundon studimi për piketimin e sipërfaqes së mundshëm e për tu mbjellë me ullinj. Nga 5 milion rrënjë ullinj që numërohen sot në të gjithë vendin me politikën që po ndërmerret në këtë sektor po kërkohet të shkohet në 20 milion rrënjë brenda pak vitesh./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер

    Келесі