Gazment Suku, artisti qe dhuron muzike ne rruget e Tiranes | ABC News Albania

Jetën e ka të lidhur me gjashtë tela, 7 nota, një vajzë dhe dashamirësinë e njerëzve.
Gazment Suku, nuk është artisti fatlum që në jetë ka patur çdo gjë.. përkundrazi… Ai bën çdo gjë, që të gëzojë njerëzit dhe të meritojë paratë që i dhurohen nga kalimtarët.
Pasditet e gjejnë gjithmonë në parkun e liqenit artificial, jo për të shëtitur, por për të dhuruar tinguj.
Gazmenti në të njëjtin orar shkon në vendin e tij të preferuar dhe fillon rutinën e përditshme.
Hap stativin, vendos boksin, mikrofonin, merr kitarën e siguruar me ndihmën e vyer të miqve të tij dhe fillon të këndojë.
“Vij çdo ditë këtu, është shumë kënaqësi për mua. Ka nisur që 2-3 vite më parë. Në fillim kisha ndrojtje të këndoja përpara njerëzve, por tani dashamirësia e tyre mi ka hequr emocionet.”, shprehet Gazi.
Ai na tregon se ai që fëmijë është rritur nen përkujdesjen e kishave dhe se që aty filloi pasioni i tij për muzikën.
Gazi ka pasur një jetë të vështirë. Pamundësitë ekonomike i kanë detyruar prindërit e tij ta dërgojnë vogëlushin e tyre në shtëpinë e fëmijës. Por ai ende flet me shumë dashuri për ta.
E duket sikur sfidat e jetës e bënë Gazin të gjejë ngushëllim në tingujt e kitarës, por jo vetëm.
Gazi tashmë frymëzimin e gjen te dashuria, dhe muzës së tij ai I ka kushtuar edhe një këngë.
“Fansja ime më e madhe është gruaja ime. Asaj i kam kushtuar shumë këngë, por më e veçanta titullohet “mana” që do të thotë bekim, dhuratë nga zoti”.
Kur ishte nën kujdestarinë e kishës, Gazin e këshillonin të merrte një zanat tjetër veç muzikës, me argumentin se muzika nuk do t’i mjaftonte për të përballuar jetën, por Gazi pohon krejt të kundërtën.
Gazin e lëmë pas duke vazhduar të këndojë, derisa rrugët e parkut të zbrazen nga njerëzit.
Ai vazhdon të këndojë me ëndrrën se një ditë do të publikojë albumin e tij të parë./abcnews.al
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: abcnews.al/
Facebook: / abcnews.al
Instagram: / abcnewsal
Subscribe kanalin tone ne: youtube: / abcalbanian
#abcnews #abcnewsalbania #abcjamegjesit

Пікірлер: 31

  • @silviaa.9759
    @silviaa.97594 жыл бұрын

    Unë sapo e dëgjova te Sheshi Skënderbej bashkë me shumë njerëz të tjerë rreth tij. Isha duke ikur për në shtëpi dhe vetëm kur e dëgjova më bëri te kthehesha nga rruga. Kështu u mblodhëm një grup dhe shijuam muzikën. Na u duk sikur të ishim në koncert. Super talent!

  • @mendimetekrishtera4632
    @mendimetekrishtera46324 жыл бұрын

    Gazi eshte nje djale shume i mire dhe i respektuar. Ai me ndihmen e Perendise por ralizon endren e tij. Bekime Gazi

  • @wayfairchannelwayfair6806

    @wayfairchannelwayfair6806

    4 жыл бұрын

    Ndonjeher Jeta na Hedh posht por Me Jehova Gjithmone Ngrihemi

  • @tabointro3241

    @tabointro3241

    4 жыл бұрын

    WayFair Channel. Amen lavdia i perket Jezu Krishtit Zot i qiellit dhe i tokes.

  • @tabointro3241

    @tabointro3241

    4 жыл бұрын

    Te perhsendes Justina, un jam i Krishter, por une nuk e paragjykova WayFair edhe pse ajo mund te jete e sektit Jehovah. Ne nuk duhet te kemi fobi nga fjala Jehovah. Eshte nje nga emrat e Zotit. Jehovah-Elohim LORD God Jehovah-Adonai Lord GOD Sovereign Gen 15:2, 8 2 Sam 7:18-29 Jehovah-jireh--Jehovah will provide Gen 22:14 Jehovah-rophe--Jehovah heals Prandaj dhe komenti im eshte ai qe lexon me larte. qe lavdia i perket Jezusit Perendi i tokes dhe i qiellit krijuesi. Kjo shpallje te ben te krishter.

  • @gazsuku

    @gazsuku

    4 жыл бұрын

    @@tabointro3241 faleminderi

  • @gazsuku

    @gazsuku

    4 жыл бұрын

    @@wayfairchannelwayfair6806 faleminderi Zoti te bekoft

  • @iluminatiiluminati7823
    @iluminatiiluminati78234 жыл бұрын

    ... shum bukur,shum pamje e bukur,muzike e lehte qetesuese ,njerezit femra e meshkuj se bashku ne ecje e vrapim,te gjithe te preokupuar me jeten e tyre. ... Ah sikur edhe ekonomia - (idarja,bereqeti,- (pop). edhe ato, "tubimet Kuvendare" te ishin ne nivel dhe standard evropjan...!? - kurse,ne kete ambient te bukur,Gazi vazhdon te na argetoj. Gaz po te them dicka,...te zoterosh nje instrument,do pune edhe lodhje, - mirepo, nuk i dihet nje dite,mund edhe te te "shkrepe" fati.qe edhe ti te sigurosh nje te ardhme te lumtur dhe modeste bashke me familjen. ABC NEWS naqeta

  • @gazsuku

    @gazsuku

    3 жыл бұрын

    Faleminderit

  • @mixalissinas3926
    @mixalissinas39264 жыл бұрын

    Bravo, Vella

  • @arturbaci5127
    @arturbaci51273 жыл бұрын

    Je Talent Suksese Gazi bravo

  • @user-gg4dh7yj9l
    @user-gg4dh7yj9l4 жыл бұрын

    Respekte Zoti te Ruajt🙏🏻🇦🇱🙏🏻

  • @elcamaloku7933
    @elcamaloku79332 жыл бұрын

    Te lumte goja Gaz

  • @altinkabili9148
    @altinkabili91483 жыл бұрын

    Brabo te qoft,hallall ta bote zoti

  • @pellumpellum.s217
    @pellumpellum.s217 Жыл бұрын

    Super Zeeeee o Talent

  • @kuriozitetedhefakteinteres4930
    @kuriozitetedhefakteinteres49303 жыл бұрын

    Bekime vlla!

  • @gazsuku

    @gazsuku

    3 жыл бұрын

    Faleminderit nga Gazment Suku

  • @artinarti958
    @artinarti9584 жыл бұрын

    bravo...kenaq veten njerezit me MUZIKEN tende.dhe rri larg rruges se keqe.qe bashkmoshataret e tua e quajn triumf ....

  • @gazsuku

    @gazsuku

    4 жыл бұрын

    Faleminderi Artin Arti Zoti te bekoft

  • @artinarti958

    @artinarti958

    4 жыл бұрын

    @@gazsuku zoti te bekoft ty or mik...dhe vazhdo keshtu...se artistet e rruges...sot jan famos..ddhe pse ti nuk do behesh famoz...por je i lumtur per ndihmen qe jep per shoqerin...muzik dhe relaks per qytetaret qe jan aq te stresuar per vet gjendjen boterore ku jemi...mos u ndje keq per daljen tende ne publik...spo ben adgje te keqe...po ben muzik si artist...nukbpo kerkon lemosh...ti kenaq shpirtin tend...dikush ka deshir te japi dicka...ska asnje problem....ke me qindra artista rrugesh ne evrope qe svilupojn talentin e tyre...kush ka deshir te ofroj dicka...ben venga...ti duhet ta kesh koken lart...se je artist...

  • @suelabija5215
    @suelabija52152 жыл бұрын

    Bravo Gazi ...

  • @tatitat498
    @tatitat4982 жыл бұрын

    Super, 😘😘😘😘

  • @tatitat498
    @tatitat4982 жыл бұрын

    I bekuar i Zotit Suksese mana ime zmr

  • @hipopisking5576
    @hipopisking5576 Жыл бұрын

    Suksese

  • @imstar8471
    @imstar8471 Жыл бұрын

    Suksese Gazi

  • @rezigazi8074
    @rezigazi80743 жыл бұрын

    ❣❣❣❣❣💜💜

  • @donikajanushi1173
    @donikajanushi11734 жыл бұрын

    Bravooooo.🖐🌞

Келесі