Gërmimet arkeologjike zbulojnë një mozaik të rrallë në Durrës

Ойын-сауық

#oranews #durres #mozaiku #kultur #historia
Qytetit të Durrësit i është shtuar një mozaik i rrallë antik. Duke hapur themelet për rindërtimin e shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” në kuadër të programit EU4Schools finacuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP doli në dritë një pjesë mozaiku.
“Menjëherë filloi puna për zbulimin e plotë të atij që nesër mund të jetë një sit i ri arkeologjik i Durrësit”, shkroi në rrjetet sociale, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, e cila ka ndjekur nga afër punimet bashkë me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, arkeologun e njohur prof. dr. Luan Përzhita, përfaqësues të UNDP dhe të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.
Sipas arkeologut prof. dr. Luan Përzhita i cili drejton punën për këtë zbulim arkeologjik ky është një mozaik mjaft i rrallë jo vetëm për vendin tonë por për të gjithë rajonin e Ballkanit.
Për më shumë lexoni: www.oranews.tv/kultura/germim...
Website: www.oranews.tv
KZread bit.ly/2DDddtL
Facebook: bit.ly/2RkUN4s
Instagram / oranewstv
Twitter / oranewsrtv
Follow Televizionin Ora News

Пікірлер

    Келесі