Fushata presidenciale në SHBA drejt fundit, garë e fortë mes Obamës dhe McCain - (28 Tetor 2008)

Lajme arkiva 2008
Fushata presidenciale në Shtete e Bashkuara ka hyrë në javën e fundit, ndërsa 4 nëntori afrohet kandidatët e dy kampeve vazhdojnë takimet intensive në shtetet me numrin më të madh të votuesve të pa vendosur. Ndalesa e fundit ishte Ohajen një shtet i rëndësishëm për nga votat, ashtu sikurse dhe në takimet e tjera çështja kryesore për të cilën kandidatët kritikuan politikat e njëri-tjetrit, ishte ekonomia.
Barack Obama, shprehu shqetësimin e tij përpara mbështetësve në këtë shtet për amerikanët që po humb in shtëpitë e tyre, punën dhe kursimet duke thënë se rivali i tij John McCain, shqetësohet vetëm për faktin se do t’i humb këto zgjedhje.
Në kundërpërgjigje veterani republikan u shpreh se Obama ka më shumë interes të kontrolloj pasurinë sesa ta krijojë atë se është më i interesuar të shpërndajë pasurinë sesa të nxisë mundësitë ekonomike. Por krahës votuesve të pa vendosur, dy rivalët po përpiqen të fitojnë edhe mbështetjen e të rinjve.
Takimet e ardhshme elektorale të dy kandidatëve do të zhvillohen në Pensilvani, ndërkohë që Barack Obama, vazhdon të kryesoj në sondazhe. Anketimi më i fundit i Gallup tregon se 7 në 10 amerikan do të votojnë kandidatin demokrat./tvklan.al
Gazetare: Justina Ukaliaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер

    Келесі