Funerali i burrit pa paguar, vajza-nënës: Po më hedh në rrugë, kunata ka shitur shtëpinë!

Ойын-сауық

Bashkëshorti i Denisës, e cila sot ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” nënën e saj, ka ndërruar jetë pak kohë më parë në Itali. Në shtetin fqinj atë e kishte dërguar për kurim nga kanceri motra e tij, zonja Valbona. Në momentin që ka ndërruar jetë, Denisa ka rënë dakord me Valbonën për të ndarë shpenzimet e funeralit. Teksa shërbimi i sjelljes së trupit është kryer, agjencia funerale nuk ka marrë pagesë për shërbimin. Ndërkohë, në “E diela shqiptare” në Tv Klan, seanca e ndërmjetësimit ka vendosur përballë nënë e bijë të cilat kanë edhe një pakënaqësi të madhe ndaj motrës së të ndjerit.
Denisa: Unë kur isha në Itali, për t’iu bindur urdhrave të zonjës, i them që do i paguaj 1500 Euro.
Eni Çobani: I ke thënë në Itali kunatës tënde që do paguaj gjysmën.
Denisa: Por unë i thashë që nuk të paguaj asnjë qindarkë Valbonë e dashur sepse unë nuk kam lekë të paguaj.
Eni Çobani: Moj zonjë, funerali kërkon paratë. Dhe ku ka ngelur problemi tani? Kjo zonja me dy fëmijë të sëmurë nuk merr dot pensionin e invaliditetit që i takon pas ikjes nga jeta të babait sepse zyra funerale, me të drejtë, nuk i jep dokumentacionin se nuk paguajnë shqiptarët. Po iu mbarove punën, harrojnë që kanë borxhe. Kështu që zyra funerale, Valbona, Denisa, edhe ju zonjë, nuk do ju japë letrat derisa ju të paguani. Ju duhet të kuptoni që kur shërbeheni, do paguani dhe i keni dhënë fjalën që në fillim që do paguani. Ai zotëria që ka 11 muaj që mban letrat, thotë: “zonjë, nuk i jap letrat se nuk më sjellin paratë dhe paratë e funeralit i kam paguar nga xhepi im”. Ai është një shërbim privat dhe kërkon paratë. Të jemi të ndershëm, konfliktin mbaje me kunatën, funerali do paguar.
Valentina: Funeralin e kemi vënë në dijeni…
Denisa: Kur kam qenë te menaxheri… po pusho moj të flas!
Valentina: Po s’po flet moj!
Denisa: Po pusho moj të flas! Jam me dy fëmijë rrugëve!
Valentina: Po fol pra se je shkelur me këmbë e nuk flet! Më thërret mua!
Denisa: Po më hedh në rrugë moj! Përkrahje nga shteti s’kam, nga asnjeri.
Valentina: Ku të fle vajza?
Denisa: Në tokë moj me gjithë djalin! Se kunata ka shitur shtëpinë!
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер

    Келесі