No video

Francesk Radi - Vitet 1971 - 72

Francesk Radi - Vitet 1971 &`72, këngë te kompozuara dhe interpretuara prej tij.
Këngët „Adresa“, „Biçikleta“ & „Kur dëgjojmë zëra nga bota“ , ishin këngë hit të kohës. Ato notojnë në ujrat e Pop & Rock - ut amerikan, duke sjellë stilin shqiptar të tyre dhe frymëzimin burimor shqiptar. Me këngën „Kur dëgjojmë zëra nga bota“, kompozuar e kënduar prej tij në Festivalin e 11-të, Francesk Radi solli një tjetër risi në zhanrin e këngës festivalore. Ai solli notën e protestës kundër luftës në Vietnam me muzikë moderne, duke u larguar nga tradicionalja e këtyre këngëve, ku protesta shprehej përmes marsheve. Të trija këngët u kompozuan gjatë kohës kur kantautori Radi studionte për kontrabas në Institutin e Lartë të Arteve, (sot Akademia e Arteve).
Nga regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha, pas Festivalit famëkeq të 11-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, kantautori i parë i muzikës së lehtë moderne shqiptare, Francesk Radi, u akuzua për shfaqje liberale moderniste dekadente perëndimore në krijimtarinë e tij muzikore, e cila u ndërpre brutalisht nga regjimi. Ishte 22 vjeç kur muzikanti i ri Francesk Radi u internua nga sistemi i kohës në qytezën e vogël industriale të Fushë-Arrëzit, në zonën e thellë malore të rrethit të Pukës. Krijimtaria e tij dhe dy videoklipet e parë në historinë e muzikës se lehtë shqiptare, „Adresa“ dhe „Biçikleta“, realizuar nga regjisori i mirënjohur Ylli Pepo, u zhdukën jo vetëm nga transmetimi Radio - Televiziv, por edhe nga arkivi i këtij institucioni, duke zhdukur njëherazi edhe gjurmët e një historije në këtë fushë. Në kujtesën e bashkëkohsve ato kanë mbetur ende të bukura dhe kujtohen me mjaft nostalgji. Kantautorin Radi e larguan jo vetëm nga skena dhe ekrani, por i hoqën edhe të drejtën e krijimtarisë përmbi 16 vjet. Këto këngë edhe sot prej më shumë se gjysëm shekulli, të ripërpunuara nga kantautori Francesk Radi, (Franko), vazhdojnë të jenë të pëlqyera e të kudokënduara nga brezi i artistëve të rinj. Kënga „Biçikleta“, “THE Bike“ e kënduar nga grupi: MIXED UP EVERYTHING, i sjellë prej tyre në versionin Rock/Metal, i ka dhënë asaj njohje të suksesshme ndërkombëtare.

Пікірлер: 3

  • @shkelqimmema7436
    @shkelqimmema7436Ай бұрын

    Genome Al. I pa haruar me mendjen time. Genome Al.

  • @valtermucollari8965
    @valtermucollari89652 ай бұрын

    I shkelqyer

  • @adigrishaj847
    @adigrishaj847Ай бұрын

    Artist i mrekullueshem! I pazevendesueshem👑 🎼 🎵 🎶