Fluks lëvizjesh në ditë pushimi, por firma kryen punime, bllokohet Rruga e Arbrit

Ndonëse jemi në sezonin veror dhe lëvizjet në rrugët e vendit janë shtuar, por kompania që po ndërton rrugën e Arbrit punon në ditë pushimi.
Siç duket nga pamjet kjo e shtunë i ka gjetur të bllokuar dhjetra automjete që udhëtonin nga Qarku Dibër në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të bllokuar tek Shkalla e Tujanit.
Kanë qenë disa drejtues mjetesh që e kanë denoncuar këtë problem pranë redaksisë tonë. Ata kërkojnë që punimet të mos kryhen gjatë ditës e sidomos në fundjavë kur fluksi i lëvizjes është shumë i lartë.
Punimet që po kryhen në skarpatën e këtij segmenti rrugor jo vetëm që po bëhen shkak për bllokimin e automjeteve por edhe rrezik.
Shembja e gurëve pak ditë më parë goditi një automjet që po qarkullonte në këtë rrugë por fatmirësisht nuk shkaktoi të lënduar por vetëm dëme materiale.
Rivitalizimi i skarpatave të rrugës së Arbrit në Shkallën e Tujanit ka nisur muaj më parë. Fillimisht është bërë vendosja e rrjetës por më pas u ndryshua, ku nisi shembja e shkëmbinjëve që përdoren në tunelin e Murrizit, por edhe zhavori në unazën e madhe të Tiranës.

Пікірлер

    Келесі