Fiks Fare/ Bujqit: Me këto çmime, edhe drogë të mbjellim dalim me humbje

Ойын-сауық

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal me rritjen e çmimeve, ku kësaj herë të prekur janë qindra mijëra fermerë, të cilët duhet të paguajnë trefish për inputet bujqësore. Në një kohë "lufte", siç e cilësojnë politikanët dhe shtetarët, fermerët po shkojnë në falimentim dhe emigracion, duke braktisur tokën e tyre për të punuar në emigrim. Gazetarët e emisionit investigativ udhëtuan në hambarët e bujqësisë Shqiptare, përkatësisht në Lushnje, Berat dhe Fier. Fermerët, të cilët po qëndrojnë në radhë për të marrë një pikë naftë falas, ankohen për çmime të larta, duke ua vështirësuar punën dhe jetesën.
Fillimisht, gazetarët udhëtuan në fshatin Samaticë, të Bashkisë Dimal. Pronari i një ferme, i cili kishte 40 krerë lopë dhe viça, ishte i shqetësuar për ecurinë e mëtejshme. Sipas tij, kostoja e ushqimit për lopë ishte shtrenjtësuar, pasi baza kryesore vinte nga importi sidomos nga Serbia. duke filluar prej një viti por këto tre muaj janë rritur edhe më shumë. Ndërkohë, një familje tjetër bujqësore, u ankua për inputet bujqësore, teksa djali i familjes po mendon që të largohet nga Shqipëria. Ndërkohë, një blegtor tjetër, pas rritjes së çmimeve, po menton që ta mbyllë fermën. "Do t'i therë lopët dhe viçat. S'ia dal dot. Ureja ka shkuar 130 mijë lekë kuintali, nga 50 mijë që ka qenë vjet. Po ashtu edhe dapi, nga 50 në 130. Ndërkohë, nitrati ka shkuar në 105 mijë lekë, nga 40 që ka qenë" thotë ai.
Pas Dimalit, kamera e Fiks Fare shkoi në fshatrat e Lushnjes, ku sërish fermerët kanë të njëjtin problem: çmimet e larta! Një fermer, që kishte mbjellë 7 dynymë elb, thotë se me çmimet e punimit të tokës, frezimit, mbjelljes, plehërimit, spërkatjes, korrjes apo edhe bluarjes, nuk ia vlen më që të mbjellësh. Një tjetër, që e ka mbjellë grurë, thotë se dalin vetëm me humbje. "Fitim kam vetëm kashtën në fund. Këtu s'po llogaris krahun e punës" thotë ai. Kryesisht, edhe në këtë rresh, ankesat janë për çmimet tepër të larta të dapit, uresë dhe nitratit, që janë bazë për grurin, misrin, jonxhën, perimet e shumë kultura të tjera bujqësore.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZread Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Пікірлер: 39

  • @irexhepi1067
    @irexhepi10672 жыл бұрын

    e kujt po i lcet k... per neve . mir te na behet se kete koke kemi

  • @majlindatola4481
    @majlindatola44812 жыл бұрын

    ku mer vesh ministresha se kur mbillet gruri

  • @mikelasllanaj6243
    @mikelasllanaj62432 жыл бұрын

    Ikni ikni ikni.. iket .. ikni na i vende.. vetem emigrimi shpeton..

  • @elvisshahu6603

    @elvisshahu6603

    2 жыл бұрын

    E ukrainset te vijn ?

  • @illyria8119

    @illyria8119

    2 жыл бұрын

    Emigrimi është një semundje Pa U kuptuar..

  • @gentimyftari7317
    @gentimyftari73172 жыл бұрын

    Oren ja coni rames te shpia 😂😂😂😂😂

  • @edmondpisha167
    @edmondpisha1672 жыл бұрын

    Keshtu si po shkon do hame bar vertet. Askush nuk mjell

  • @erionbeqirllari4984

    @erionbeqirllari4984

    2 жыл бұрын

    e po te na roje partia pa ska gje

  • @Bledi838
    @Bledi838 Жыл бұрын

    Jo mor jo se nuk del me humbje me droge... provoje

  • @yllicepele3667
    @yllicepele36672 жыл бұрын

    Ekuptoni ca qeveri keni

  • @hitmen2025
    @hitmen20252 жыл бұрын

    Skeni par gje akoma

  • @ANTIPATREA-K
    @ANTIPATREA-K2 жыл бұрын

    Fshati i legjendes L Caka

  • @dikdiku5184

    @dikdiku5184

    2 жыл бұрын

    👍E sakte fshati i pepes

  • @gurimjaho5417
    @gurimjaho54172 жыл бұрын

    Prape Ramës, se atë kokë keni

  • @gibsoniapa8040
    @gibsoniapa80402 жыл бұрын

    Ç'osht Zgidhja?

  • @erionbeqirllari4984
    @erionbeqirllari49842 жыл бұрын

    ore mir tju behet se te pakten lushnje para 1 muaji votovi po keta qe ishin dhe normala qe shoku rama do fryhet dhe do thot qe sa u ben votime dhe me votuan qe do te thot qe njerzit jetojn ne luks keshtu qe mos e hapni gojen kot aty te vdisni

  • @user-du2ze9ge4b

    @user-du2ze9ge4b

    2 жыл бұрын

    Shiko sesa ishte perqindja qe votuan mos fol kot vetem administrata votoj

  • @erionbeqirllari4984

    @erionbeqirllari4984

    2 жыл бұрын

    @@user-du2ze9ge4b jo shoku nuk eshte kjo pergjigje pergjigjja eshte qe shqiptareve i pelqen kur e mbajne te shtypur sepse kjo u pa me protestat qe u ben dhe nuk qen politike por per cmimet qe jane shum me shtrenjt se kudo ne bot dhe as 10 per qind e popullit nuk protestovi

  • @user-du2ze9ge4b

    @user-du2ze9ge4b

    2 жыл бұрын

    Ne nje vend ku opozita i ben opozit vetes ka mar fund cdo gje ...dhe te shikosh ne gjith boten liderit jan nga 3 4 mandate ne pushtet nuk eshte thjesht ktu te ne qe njerezimi nuk i pelqen dicka ndryshe

  • @ardjantorovate6669
    @ardjantorovate66692 жыл бұрын

    Më drejtë se flasin kta çfar mund të sqarojnë Rama për kta të marin lapsin me fletoren bashkë edhe t'a tregojnë veten sa i zgjuari është

  • @originalvideos8793
    @originalvideos87932 жыл бұрын

    Piktori

Келесі