No video

Feride Kurti takimi im i parë me mbretëreshën e këngës matjane tetor 2011

Unë me shumë shokë të mi jemi rritur me këngët e mbretëreshës së këngës së bukur popullore shqiptare - në veçanti asaj matjane, të madhes, Feride Kurti.
Qysh si nxënës i klasës së gjashtë të tetëvjeçares ( dikund kah viti 1965 - 66) e njoha këtë emër, pëlqeva këngët e saj dhe vazhdoj t'i pëlqej akoma. Këngët e saj i këndonim edhe në shkollë, por, ndoshta ju nuk do të besoni, prandaj po ua them edhe titujt e këngëve; "Laçi, Bruçi dhe Uraka", "Hidhu( hedhu, hudhu), mo matjane" ( kërkoj ndjesë nëse nuk ia thashë titullin saktë) dhe "Liqeni i Ulëzes" dhe i këndonte për mrekulli një fqinja ime K. Tiku. Prapë, ndoshta, nuk do të më besoni nëse ju them se këto këngë këndoheshin në origjinal ( dhe origjinali i këtyre këngëve aso kohe në ish Jugosllavi ishin të ndaluara dhe të dënueshme ), kështu përmendej partia, Tirana, si; fragmentet; "Ty parti ta japim fjalën", "neve sot Radio Tiranën e dëgjojmë...."
Për këto do të shkruaj më gjerësisht në forum-al.com.
Në këtë klip solla momente nga takimi im i parë me Ferida Kurtin, por nuk hoqa edhe artistë të tjerë: Vera Kurtin dhe të ndjerin Qamil Bashku.
P.S. Në klip kam hequr bisedat tona, dhe si "prapavijë" kam vendosur një melodi relaksuese.

Пікірлер: 3

  • @-3e-8642
    @-3e-86423 жыл бұрын

    I adhuroj kenget e saja, i kam te rregjistruara dhe me bejne shoqeri sa her ndihem vetem, u trita me zerin brillante te Ferides👑 🥰

  • @shyqyrihakrama3461
    @shyqyrihakrama34617 ай бұрын

    Zëri dhe këngët e Feride Kurtit më kënaqin shpirtin.

  • @vangjelfrroku9895
    @vangjelfrroku98955 жыл бұрын

    ARTISTJA E MADHE RRESPEKTE FERIDE KURTI JU I KENI VAN KANGES KAPAK FLORINI