Edonis Gashi 2021 "Këngë Gurbeti"

Të drejtat vetjake jopasurore
Autori i një vepre gëzon të drejtat vetjake jopasurore:
a) të vendosë nëse, në ç’mënyrë dhe kur vepra e tij do t’i paraqitet publikut, si dhe vendin ku vepra e tij do të paraqitet për herë të parë në publik;
b) të kërkojë që t’i njihet autorësia mbi veprën, veçanërisht e drejta që emri i tij të shkruhet në kopjet e veprës dhe, kur e lejon praktika e sipas traditës, t’i bashkëngjitet veprës, kur ajo përmendet publikisht;
c) të vendosë në emrin e kujt do të paraqitet vepra e tij te publiku, si dhe të drejtën që të mbetet anonim;
ç) të kërkojë respektimin e tërësisë së veprës dhe të kundërshtojë çdo heqje ose ndryshim, që cenon nderin dhe emrin e tij;
d) të tërheqë lejen e shfrytëzimit të veprës, nëse është e nevojshme, duke siguruar moscenimin e të drejtave dhe të interesave të ligjshëm të titullarëve të të drejtës së shfrytëzimit të veprës, të cilat mund të dëmtohen nga ky veprim i autorit;
dh) të kundërshtojë bashkautorësinë e vendosur në mënyrë arbitrare nga të tjerët, për çfarëdo lloj shkaku.

Пікірлер: 3

  • @KosoAmeric
    @KosoAmeric3 жыл бұрын

    Bravo Edonis,,, te lumte o yll i shqiptaris ,

  • @naserpeci
    @naserpeci3 жыл бұрын

    Zemra knoft o Edonis gjithmon

  • @bfinnenausbaugmbh397
    @bfinnenausbaugmbh3972 жыл бұрын

    Te bekovt zoti qdo fjal e ksaj kange esht me vend kur te degjoj ket keng lot nuk pushojn