“E ndjej qe eshte afer djali im”, polici hero rrefen se si u gjet 2-vjecari i humbur | ABC News

Ridvan Tahiri është gjithmonë kudo që raportohet për një person të humbur. Ish ushtari i UÇK-së njihet ndryshe dhe si “shpëtimtari i personave të humbur”. Ai ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin e mëngjesit në ABC, ku shpjegoi për gazetarët se si operon bashkë me grupin vullnetar që vihet në kërkim të personazheve që raportohen të zhdukur.
Tahiri u ndal ndër të tjera te rasti i një djali 2-vjeçar nga fshati Tërpezë i Malishevës, i cili ishte humbur në mal, por falë mobilizimit të shpejtë të tyre, u gjet shëndoshë e mirë. “Mali ka qenë i rrezikshëm me kafshë të egra, dhe kam kërkuar nga grupi vetëm ata që njohin mirë natyrën. I kam dhënë urdhër grupit se do të futemi në mal, për arsye që të trembim të gjitha kafshët e egra dhe të mbrojmë fëmijë.
Gjithë natën kemi vepruar që të bëjmë zhurmë sepse fëmija në atë moshë është futur në gjumë. Babai i fëmijës ka qenë non stop afër meje. Babai e ndjente se është diku afër, dhe ne kemi kërkuar pesë herë në atë vend ku e gjetëm.”, u shpreh ndër të tjera ai.
Më tej, ai u ndal te peripecitë që kanë hasur bashkë me grupin e tij kur ngjitën një ndër majat më të larta në botë, atë të Kilimanxharos. Tahiri ka marrë pjesë së fundmi dhe në klipin më të ri të Dafina Zeqirit dhe MC Kreshën.“Dafinën e njoh me kohë, së pari e kam shok, është një këngëtare e shoqërueshme. Është shpirtërisht e bukur Dafina, aq sa e njoh.“, tha ai.
Për informacionet më të fundit klikoni:
Web: abcnews.al/
Facebook: / abcnews.al
Instagram: / abcnewsal
Subscribe kanalin tone ne: youtube: / abcalbanian
#abcnews#abcnewsalbania#abcemengjesit

Пікірлер: 7

  • @lorenzabasciu34
    @lorenzabasciu34 Жыл бұрын

    Zoteria ne emisionin e juaj ashte legjende e popullit shiptar respekt te madh zoti te shperblefte per kret sakrificat e juaja 👍❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️rofsh

  • @mustafa1397
    @mustafa1397 Жыл бұрын

    Etrujt i madhi alla dhe tegjith shpetusi e kosoves respekt

  • @fatonarucaj2125
    @fatonarucaj2125 Жыл бұрын

    💪Hallall te qoft.

  • @arjanfrani7933
    @arjanfrani7933 Жыл бұрын

    Brravo,djal bujar.zoti te rujt

  • @anonymanonym584
    @anonymanonym584 Жыл бұрын

    Paqi ndihmen e zotit gjithmon....

  • @bekimrestolica3854
    @bekimrestolica385411 ай бұрын

    🇽🇰🇽🇰🇽🇰💪💪💪🇦🇱🇦🇱🇦🇱T'Luuumt vllaa ,per humanizmin qe bën...!!! T'Luuumt per Sakrificen..!!! T'Luumt per Luuuften qe ke ber per vendin ,për Atëdheun..!!!! T'Luuumt per te gjitha ndihmat qe ke dhen ...!!! Rrespekt i nderum nga Beka 007...!!!🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇦🇱💪💪💪🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  • @alban236
    @alban236 Жыл бұрын

    🏋️‍♂️🏋️‍♂️🏋️‍♂️🏋️‍♂️🏋️‍♂️👌👌👌👌👌👌👌

Келесі