E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (25 dhjetor 2016)

Ойын-сауық

Facebook: / tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN
Kronike me e plote: tvklan.al/e-diela-shqiptare-em...
Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, Erisa vjen për të treguar historinë e dhimbshme të tezes së saj. Ajo prej gati pesë vitesh jeton sëbashku me familjen në Hudson të Teksasit. E sapo ardhur nga aeroporti i Rinasit është drejtuar drejt Televizionit Klan, për të ftuar tezen e saj Fantazinë. Jeta e tezes së saj ka qenë mjaft e vështirë, pasi ajo ka dy fëmijë me aftësi ndryshe. Enka dhe Genti janë në një moshë madhore sot dhe e vetmja brengë që po mundon çdo ditë Fantazinë është se çfarë do të ndodhi me ta, nëse ikën nga kjo botë? Erisa ka ardhur enkas për tezen e saj për t’i dhënë një premtim shumë të fortë që, jo kushdo mund ta bënte.
“Kam ardhur enkas nga Amerika për t’i bërë një surprizë tezes time. Më merr malli për vendin tim, për shoqërinë time, por sot kam ardhur enkas për tezen. Arsyeja përse është, që çdo nënë që ka fëmijë me aftësi të kufizuara apo fëmijë me probleme meriton mirënjohje maksimale nga të gjithë. Por janë disa nëna që ne i shikojmë përditë, ndoshta edhe i neglizhojmë në rrugën tonë të jetës, por ato qëndrojnë aty për të na dhënë një shembull, se të gjithë ne përpiqemi në jetën tonë të gjejmë objektivin e jetës. Kush është misioni ynë, që jemi dërguar në këtë botë? Ndërsa për ata njerëz misioni është i ditur, ata janë pasqyra e realitetit për ne që nuk ngopemi asnjëherë, që kërkojmë gjithmonë nga fati, që mërzitemi se marrim një notë të keqe, se nuk kemi para, se nuk kemi punë e tjerë. Kur kthejmë kokën dhe shikojmë këto nëna që vuajnë dhimbjen mbi dhimbje. Shikojnë fëmijët e tyre, që nuk do të munden kurrë të jenë të zotë, nuk do të munden kurrë të ecin në jetë, atëherë kuptojmë që jemi me fat. Kuptojmë që jeta është e bukur dhe do përqafuar ashtu siç të vjen, me ato kushte dhe mundësi.
Më specifikisht, tezja jote…?
Tezja ime ka dy fëmijë të sëmurë. Një djalë dhe një vajzë me nga një vit diferencë. Një ndër motivacionet që unë zgjodha mjekësinë si objektiv të jetës time është djali Genti. Ai kurrë nuk ka folur, nuk ka pasur mundësi asnjëherë të thotë fjalën “mama” dhe është 42 vjeç sot. Gjithmonë kam pyetur veten sesi ka mundësi, çfarë ndodh brënda tij? Ne jemi me nerva dhe ulërasim, qajmë, bërtasim, por po me të çfarë ndodh? Kur është i lumtur, kur është i mërzitur gjithmonë më ka bërë kureshtje. Ndërsa vajza është më e madhe, 43 vjeçe. Ajo flet, por ka një zhvillim mendor të prapambetur.
Si ka mundësi të dy fëmijët?
Nuk ka një diagnozë specifike për ta. Gjithmonë kur jam në shkollë në Amerikë, flas me profesorët për të bërë një kod gjenetik të tyre, për të ditur një mutacion se çfarë ka ndodhur. Ata nuk e dinë. Tezja ime nuk e di se çfarë gabimi ka ndodhur me ta. Nuk e besoj dot si një nënë të rrisi, të edukojë dy fëmijë që se di se çfarë ndodh me nevojat që ata kanë.
Tezja jeton me femijët. Po bashkëshortin e ka?
Po e ka dhe besoj se ai është bekimi më i mirë i jetës së saj, e vetmja gjë pozitive që ka ajo në jetë. Tezja ime ka qenë shumë e fortë Ardit, nga ato nëna që i gëzohej atyre. Si ai fëmija i vogël që të thotë një fjalë dhe gëzohesh në çdo fjalë që thotë, në çdo hap që hedh. Dhe ajo ashtu i gëzohet atyre. Çdo moment me ta, për të është gëzim.
Ankthi më i madh i këtyre prindërve që kanë fëmijë të tillë është sesi do të jetë fati i fëmijëve nëse prindërit largohen nga jeta. E ka tezja jote këtë merak?
Kjo është brenga, që po i mundon shumë sepse kur kanë qenë më të rinj gjërat ishin më të lehta. Tezja ime ka shpresuar gjithmonë për më mirë, që gjërat do të ecin më mirë. Ndërsa e vërteta nuk është ashtu. Gjërat po përkeqësohen dita - ditës. Kjo është pyetja e vetme se çfarë do të ndodhë kur ne të dy të mos jemi më. Kjo është pyetja që po i mundon. Arsyeja e vërtetë që unë jam sot këtu është pikërisht për këtë. Ne kemi qenë shumë të lidhur, nuk shkonim në shtëpinë tonë në Berat pa bërë ndalesën tek tezja. Do doja t’i thoja që ne po përpiqemi shumë, që nëqoftëse kemi mundësi si unë dhe motra ime, t’i marrim andej. Domethënë të trajtohen me ndihmë profesionale, por në qoftë se nuk do të kemi mundësi do të kthehet njëra nga ne në Shqipëri, që të kujdeset për ta.”
Fantazia vjen në studion e “E Diela Shqiptare” dhe kishte shpresë të madhe që nga ana tjetër e murit të ishte motra që jeton në SHBA.
Po pse të shkoi mendja tek motra në Amerikë?
Po dëshiroja të ishte ajo se me të kam qenë e lidhur shumë. E kam pasur si fëmijë, e lam mbajtur gjithmonë pas vetes. Dyshoj edhe te vajza e motrës, por më tha që kam provime.”
Më pas shikon që Erisa, mbesa e saj ka ardhur nga Amerika për të.
Erisa zemra e tezes pse më gënjeve? Më dole e pabesë më the që kam provim.
Ajo ka ardhur nga Amerika enkas për ty dhe donte të të surprizonte këtu, ka ardhur direkt nga aeroporti.
Kam qenë gjithmonë shumë e lidhur me ta Ardit, unë kam edhe motra e vëllezër të tjerë, por me këta kam qenë...

Пікірлер

    Келесі