E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (1 prill 2018)

Ойын-сауық

Facebook: / tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Historia e dytë në “Ka një mesazh për ty” ishte e mbushur plot emocion, lot dhimbjeje por edhe ngazëllimi. Elida ka ardhur enkas nga Gjermania, për të falenderuar ish mësuesen e saj, e cila më shumë se mësuese, ka luajtur rolin e një prindi në jetën e saj. Elida është model i përsosur i mirënjohjes ndërsa mësuese Valentina është përfaqësuesja e denjë e figurës së arsimtarit. Këto dy zonja i lidh së bashku, një ngjarje e së shkuarës dhe në të njëjtën kohë forca e dashurisë, respektit dhe mirënjohjes.
Elida: Në kohën e regjimit diktatorial, babai im kishte punuar për shumë vite si minator. Ai ishte brigadier, në sajë të punës që kishte bërë. Ne jemi me origjinë nga Burreli por më pas familjen time e transferuan në Kamëz, Tiranë, për shkak të punës së babait. Gjithçka shkonte mirë ne ishim familje e lumtur, deri në momentin që babai im u sëmur nga kanceri. Isha 12 vjeç kur ai vdiq. Ne ishim 6 fëmijë.
Unë e kam përjetuar shumë keq atë periudhë. Qaja në vetvete derisa fillova të sëmuresha, kisha temperaturë të lartë, të vjella. Isha 14 vjeç. Shkuam në spital, por pasi u treguam mjekëve që babai im ka vdekur nga një sëmundje, ata dyshonin se unë mund të vuaja nga e njëjta sëmundje. Mjekët më larguan nga spitali duke thënë se unë nuk kisha sëmundje infektive, kështu që ata s’mund të bënin asgjë për mua.
Në këtë situatë, më vjen në ndihmë mësuesja ime. Ajo më dha jetën për së dyti. Mësuese Vali e kishte treguar me kohë që ishte një njeri me zemër të madhe. Ajo nuk bënte diferencime midis nxënësve, trajtonte çdo nxënës njëlloj, nuk ka rëndësi nëse ishe fëmija i një profesori ose i një minatori.
Elida tregon se si ajo sëmurej çdo ditë e më shumë dita ditës. Dhe në momentin kur ajo dhe njerëzit përreth saj, i kishin humbur shpresat se Elida do jetonte, mësuese Vali erdhi si një ëngjëll. Ajo u ofrua ta dërgonte Elidën në spital me shpenzimet e saj dhe bëri gjithçka që mundi në mënyrë që ta shëronte nga turbekulozi.
Elida tashmë një zonjë me dy fëmijë, me një jetë të stabilizuar në Gjermani, nuk e ka harruar kurrë mësuesen e saj dhe të mirat që ajo ka bërë për të. Ajo e konsideron mësuesen si ëngjëllin e saj dhe shpreh dëshirën që ata tani e tutje të jenë nënë e bijë për njëra tjetrën.
Stafi i “Ka një mesazh për ty” i dërgon ftesën mësuese Valit e cila duket vërtet e befasuar. Mësuese Valentina, tashmë një zonjë e moshuar, mban mbi supe peshën e viteve të shumta që kanë kaluar dhe siç shihet, gëzon gjithë respektin e nxënësve të dikurshëm, por jo vetëm.
Ajo mbërrin në studio shumë e emocionuar, ku shprehet se sot ndihet si “nxënëse” dhe jo si mësuese, profesion të cilin e ka ushtruar gjithë jetën me shumë përkushtim. Në ekranin e murit ndarës shfaqet Elida, të cilën mësuese Vali e njeh menjëherë.
Elida: Mësuese Vali, unë kam ardhur sot këtu, megjithatë nuk do të mjaftonte asnjë emision dhe nuk do mjaftonte një jetë e tërë për të folur për ty. Ishte një brengë që unë e kisha gjithmonë në jetën time, doja publikisht ta shprehja atë që ju bëtë për mua, që më dhuruat jetën për së dyti, që unë të jem sot pranë jush, që unë të kem dy fëmijë të mrekullueshëm. Kështu që unë erdha sot, për t’ju falënderuar juve. Nëse unë sot nënën time biologjike e kam humbur, unë do kisha dëshirë të madhe që ti për mua të ishe nëna ime, ashtu siç më dhurove dikur jetën time. Ne kemi qenë larg por unë kurrë nuk të kam harruar, të kam mbajtur gjithmonë në zemrën time.
Mësuese Vali: E falenderoj shumë, shumë, shumë…me pika pa mbarim. Por i them që, kam bërë detyrën, me përgjegjësi, me përkushtim, dhe me ndjenjën për të arritur diçka ajo në jetën e saj. Nuk kam bërë asgjë më tepër, veç detyrës.
Ardit Gjebrea: Ajo thotë që ju i keni shpëtuar jetën…
Mësuese Vali: Më takonte, përderisa ishte në duart tona, të të gjithë brezit të gjithë arsimtarëve. Të gjithë nxënësit kudo që janë, për muaj janë një familje e madhe. Për mua, çdo ditë që më përshëndet një nxënës, them me vete “sa mbarë do të më shkojë dita sot, se kam takuar nxënësit”.
Në përfundim të minutazhit të kësaj historie, Elida dhe ish mësuesja e saj e dashur shkëmbejnë përqafime të ngrohta me njëra tjetrën. Elida i dhuroi asaj një varëse, simbolikë e pemes së familjes, ku kishte përfshirë edhe mësuese Valentinën.

Пікірлер: 65

  • @luliosmani6830
    @luliosmani6830 Жыл бұрын

    Sa bukur kur gjerat behen me zemer

  • @burbuqeshehu7592
    @burbuqeshehu7592 Жыл бұрын

    Respect për të dyja jeni të mrekullueshme 🙌🌹🌹

  • @mxh5933
    @mxh59335 ай бұрын

    Bravo mesuese

  • @astritingadheu2862
    @astritingadheu28622 жыл бұрын

    Ja c do te thotemesuse respeke Muncish t ne me lejon qe ti coj konsideratat e mija mesuses time dhe koleges tuaj Liri Bilibashi qe me ka dhen mesim nga kl e pare der ne te pest ne valias F L M gjithashtu dhe profesor Veipin ne shkollen e mesme kamez me respekt Astrit Goxhaj U S A

  • @valdetkrasniqi4232
    @valdetkrasniqi42323 жыл бұрын

    Ni Zoj Mesuse si kja duhet ta quajm Mretnesh👸

  • @vitorihyseni6193
    @vitorihyseni61934 жыл бұрын

    Bravo Zoti Qofte me Ju qe beni Keto Mrekulli

  • @altinkurti932
    @altinkurti9324 жыл бұрын

    komplimenti zonje jeni e nderuar respekte brava brava brava

  • @thenihamza4276
    @thenihamza42766 жыл бұрын

    Bravo elida je shum e mir por dhe nje mesuese e mbrekullueshme

  • @friedlistefan818
    @friedlistefan8186 жыл бұрын

    Tlumt Ardit je i madh ke emesione tmrekullushme

  • @channelejdach3749
    @channelejdach37496 жыл бұрын

    Mesuese e mrekullueshme grat si ti meritojne vetem te mira,ka gra qe nuk duan femijen e vet dhe jo te duan nxenesit.

  • @Vasia60090
    @Vasia600906 жыл бұрын

    Bravo Ardit keni një emision të shkëlqyer një mësuese heroinë mundë të themi bravo Elida që nuk e harove!!

  • @lumturiseferi8888
    @lumturiseferi88886 жыл бұрын

    Mesuesit jane perendite e nje kombi, prandaj duhen respektuar gjithe jeten.Ata sakrifikojne jeten e tyre per lumturine dhe te ardhmen e brezave. Keto fjale i meriton ne menyre te vecante zysh Vali.

  • @fatixVEVO
    @fatixVEVO6 жыл бұрын

    😔😔😔 super emision dhe kjo ngjarje me preku shume :/

  • @vitorihyseni6193
    @vitorihyseni61934 жыл бұрын

    Nje Histori prekse dhe shume Emocionuse dhe perfundim Shume i Bukur Bravo

  • @mriulaj8887

    @mriulaj8887

    Жыл бұрын

    0

  • @daniele____077

    @daniele____077

    7 ай бұрын

    ​@@mriulaj8887 Më fal,po për çfar arsyje i ke shkrojtur Numërin (. 0. Kur ,është vërtet histori prekse ëëëë ????????.

  • @jonajonuzi6586
    @jonajonuzi65866 жыл бұрын

    Bravo mesueses 👏👏❤

  • @esinaislami182
    @esinaislami1826 жыл бұрын

    Oooo sa bukur 😍😍😍😍 sa shum dashuri ❤❤❤

  • @saragomez3709
    @saragomez37096 жыл бұрын

    Shum e mir kjo gjyna per babain adriana

  • @besabesa314
    @besabesa3146 жыл бұрын

    Nje mesuese shembull, nje heroine, nje zemer bardhe, nje zonje.

  • @r.i4662
    @r.i46626 жыл бұрын

    Ua cfar mesuesje e mrekullueshme . Pak njerez ka si kjo zonje e nderuar shqiptare . cfar pozitiviteti percjell

  • @humemusallaj4540

    @humemusallaj4540

    6 жыл бұрын

    YggnvcUTUBE channel

  • @toniillyrian8497
    @toniillyrian84975 жыл бұрын

    Mësuesit tane-heronjtë tanë. Dy zonja të jashtëzakonshme

  • @brikelaharizi8179
    @brikelaharizi81796 жыл бұрын

    Cfarw zonjash,bravo🤗🤗

  • @valmirarama7794
    @valmirarama77946 жыл бұрын

    Sa emocinues ky mesazh....na beret me lot bravoooo.....👏👏👍🏻❣❣❣

  • @annastone8069
    @annastone80696 жыл бұрын

    Mesuese te tilla Ka shum pak mos me then hiq mesuese fisnike super super

  • @evatroja7281
    @evatroja72816 жыл бұрын

    Kusherira ime 😊

  • @tsygaming6035
    @tsygaming60356 жыл бұрын

    Bravo mesueses model Elida sa te pash menjeher mu kujtua Lindita motra e juaj se kemi punuar bashk , Mi be shum te fala Lindites nga Landa Tironcja

  • @arberrusi8494
    @arberrusi84946 жыл бұрын

    Uaaaa sa emocionuese !

  • @lulzimmaxharraj9285
    @lulzimmaxharraj92856 жыл бұрын

    Te lumt elida Rrofsh shum bukur kjo eshte nje perkujtime shum i bukur nga ti elidta rrofsh

  • @gianlucagjoka617
    @gianlucagjoka6176 жыл бұрын

    Njerz te mrekullueshem respekt per mesuesen 😘

  • @nertilatafa742
    @nertilatafa7426 жыл бұрын

    Sa e mir ca mesuese 😍😍😍e mrekullueshme 😘

  • @bujarbardhi1241
    @bujarbardhi12416 жыл бұрын

    Bravo mesueses

  • @aldaalda7379
    @aldaalda73796 жыл бұрын

    super zyshe 😏😏😏

  • @albanolico3316
    @albanolico33166 жыл бұрын

    Te lumte moj bije qe ikujton.nerzit emire zoti te bekofte mesuesi dhe pridrit nuk harohen kurw

  • @marjollamaj1562
    @marjollamaj15626 жыл бұрын

    Nje mesazh shume prekes, Respekte te dyja

  • @samungnokia7681

    @samungnokia7681

    6 жыл бұрын

    o gezohem per njecative qe ke mar o lida po sa here ta kan shpetu jete komshite se kamzalije jam

  • @sonilabekteshi133

    @sonilabekteshi133

    6 жыл бұрын

    Kamzalie jam edhe un

  • @zoyvlanga5072

    @zoyvlanga5072

    6 жыл бұрын

    Bravo Lida

  • @zeqiriisni8060

    @zeqiriisni8060

    6 жыл бұрын

    Märjol Lämäj ppp 0plpp0p0

  • @zeqiriisni8060

    @zeqiriisni8060

    6 жыл бұрын

    Me zemer gte hapur

  • @rafaelameta7289
    @rafaelameta72896 жыл бұрын

    Nje mesuese. Zonj rrespekte

  • @dritaimeraj2599
    @dritaimeraj25995 жыл бұрын

    sod ni emsion shume imire me ni mesuse kaq e mrrekullshme po ashtu edhe ju qe nuk ekini harrua shume e mrrekullushme te dyat me te miret ne bote jom eknaqne qe po sho kaq mrrekulli

  • @dashnorsopaj5341
    @dashnorsopaj53416 жыл бұрын

    Respekt per mesures en rroft per jet.

  • @wilsong3971

    @wilsong3971

    6 жыл бұрын

    Dashnor Sopaj I

  • @user-yc8pd9ho1x
    @user-yc8pd9ho1x6 жыл бұрын

    Dhe mesuesja ime e fillores ishte e mbrekullueshme cdo dite e kujtoj Gjyslyme e quanin me vjen keq qe nuk i mbaj mend mbiemrin

  • @Tirana-tm3zy
    @Tirana-tm3zy6 жыл бұрын

    Mirnjohje te pafundme per mesuesit tane

  • @xxpxxx5892
    @xxpxxx58926 жыл бұрын

    shum respekt per mesuesen!!!

  • @ergestfezaj4078
    @ergestfezaj40786 жыл бұрын

    qe kur ka nis ky emisjon kjo video ja vlen te shikohet

  • @monda320
    @monda3206 жыл бұрын

    I bukur si emison por nuk sifonis qe shikoje te njejtin publik ....... te njejtat fytyra ☺

  • @hajretkryezi9278

    @hajretkryezi9278

    4 жыл бұрын

    Bibava

  • @hajretkryezi9278

    @hajretkryezi9278

    4 жыл бұрын

    Bibava

  • @alidadina3179
    @alidadina31796 жыл бұрын

    Mesuese shebullore

  • @nikobajduli773

    @nikobajduli773

    6 жыл бұрын

    nje zyshe e mrekullushme me shpyrt te bukur

  • @thenihamza4276
    @thenihamza42766 жыл бұрын

    Nje mesuese shembullll

  • @bejazehida1971
    @bejazehida19716 жыл бұрын

    mesazhe qe ja vlen ti shohesh

  • @mimosahysaj6380
    @mimosahysaj63806 жыл бұрын

    URIME KESAJ MESUESE ZONJE KAQ TE PERKUSHTUAR

  • @anilakoshena6805

    @anilakoshena6805

    6 жыл бұрын

    E kam pas kliente tek TIRANA e re

  • @Moldok
    @Moldok6 жыл бұрын

    What is this language ???

  • @AriAri-pi2wu

    @AriAri-pi2wu

    6 жыл бұрын

    ISSOU Phoque-Khey Albanian language its a good show

  • @noracenaj1087

    @noracenaj1087

    6 жыл бұрын

    the oldest language in the Balkans, Albanian

  • @arselalocaj6015
    @arselalocaj60156 жыл бұрын

    😦😦

  • @valentinamanias2772

    @valentinamanias2772

    6 жыл бұрын

    Bravo Elida që nuk e ke harruar të mirën..Një mësuese fantastike 🌷🌷🌷🌷🌷🌷🌷🌷🌷🌷🌷🌷🌷

  • @qamilfadili9826
    @qamilfadili98266 жыл бұрын

    Bravo mesuese

Келесі