No video

Burri qan se e ka lene vetem, Vjollca: Le te qaje e te plase, unë jam si goce e re e pi kafe...

Zenuni dhe Vjollca kanë qenë të ftuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ku treguan se prej 5 vitesh ata kanë probleme me njëri-tjetrin dhe shkak është bërë një borxh goxha i madh që Zenuni i ka dhënë kushëririt të parë. Bëhet fjalë për 36 mijë Euro, që ai ia ka dhënë me mirëbesim për shkak të marrëdhënies së ngushtë që kanë pasur me njëri-tjetrin. Kushëriri nuk ia ka larë borxhin akoma dhe sot dhe për këtë arsye, Vjollca dhe dy djemtë e braktisën atë. Djemtë jetojnë në Itali, ndërsa Vjollca jeton në shtëpinë e re që vëllezërit kanë ndërtuar, kurse Zenuni jeton në shtëpinë e vjetër e cila ka kushte shumë të vështira dhe nuk është aspak e banueshme.
Vjollca është e prerë në vendimin e saj dhe nuk dëshiron të kthehet me Zenunin sepse ajo po e shijon jetën e vetme, ku nuk mungojnë as qejfet, as të dalat në kafe me shoqet, gjë që Zenuni më parë nuk ia mundësonte dot.
Vjollca: Shiko si po më dridhen duart.
Eni Çobani: Po edhe ai po qan.
Vjollca: Të qajë dhe le të plasë, unë po qaj vetë, po më qajnë kalamajtë atje.
Ardit Gjebrea: Këtu nuk jam dakort.
Eni Çobani: Vjollca ke burrin e 45 viteve përballë, nuk mundet që t’i të mohosh çdo gjë. Ti ke kaluar probleme si çdo familje, me burrin, me fëmijët.
Vjollca: Unë jam si gocë e re, nuk dua t’ja di për të. Ç’e dua unë atë, vetëm për ta larë, vetëm për ta shpëlarë?
Eni Çobani: Po detyrat e gruas po bën ti.
Vjollca: Jo unë dua të bëj një dorë jetë, të jetoj mirë, çantën në krahë, pi kafen në lokal, kokrrën e qejfit.
Ardit Gjebrea: Kokrra e qejfit për të pirë vetëm një kafe?
Vjollca: Të pi kafe, të dal shëtitje, të dal në Tiranë.
Zenuni: Unë e bëra gabimin s’ka faj ajo.
Ardit Gjebrea: Është kohë korone, nuk është edhe aq kollaj për të dalë, kështu që më mirë me burrin.
Vjollca: Nuk më ka kapur korona, gjilpërën e bëra.
Zenuni: Unë kam ardhur për t’i dhënë dorën ose kjo për të më dhënë dorën që të pajtohemi, të bëjmë paqe.
Vjollca: Të ta jap unë ty këtë dorë që shiko se si është? Është gjynah që dora ime të takojë dorën tënde.
Në fund të seancës së ndërmjetësimit, Vjollca u detyrua që t’i japë dorën Zenunit por u shpreh se zemra nuk ia ndjeu aspak, duke na lënë të nënkuptojmë se ajo nuk dëshiron që të jetojë më me Zenunin. /tvklan.al
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Пікірлер

    Келесі