Barinjte dhe Bareshat ne Lure(Video e plote) 2021

Фильм және анимация

Tek Stani në Majë të Malit !
Kur përmëndet krahina e Lurës menjëherë na shkon mëndja te pyjet dhe liqenet e rrallë të Lurës .
Por ne krahinen e Lures ndodhen dhe pasuri te tjera natyrore te bukura dhe te rralla per tere vendin livadhet e gjera kullotat e pasura qe te kordinuara me pyjet, mveshin male te larta deri ne 2000 m, dhe bagetite me cobanet dhe cobaneshat qe ijapin këtyre peizasheve natyror të mrekullueshëm dhe vlerën egzotike me jetën tradicionale te banorëve të kësaj krahine.
Ka mbi 10 stane malor ne malet perreth Lures ku pervec barijve te moshuar kan filluar kete zanat dhe te rinj , dhe femijte e tyre.
Skuadra Ekovolis i takoi dhe bisedoi pothuajse me te gjithe punonjesit e staneve dhe baxhove malor per te njohur jeten dhe problemet e tyre.
Dhjetë stane dhe nje ide!
Në Lurë duam të bëjmë bashkë barinj dhe baresha, të mikpresin turistë në çdo stan.
Barinjtë janë në zhdukje. Rinia e ka braktisur masivisht Lurën. Sot barinjtë dhe bareshat janë në moshë të thyer, por vazhdojnë nga pamundësia për të lënë punën e tyre plot vlere dhe jetë. Mundet në 10 vitet e ardhshme ky profesion te zhduket ne shumicen e krahines.
Te stani në majë të malit, mbi një krevat të ngrohtë, me dritë të energjisë diellore, me sofrën e zemrës së madhe, bashkë do të ndihmojmë që tradita e çobenjve të vazhdojë.
Duke vizituar stane, pyje, bjeshkë dhe kullota jeton një ditë si bari, ndihmon traditen e tyre, rrethuar nga natyra me e rralle. Qëllimi ynë është të organizojmë kushtet e thjeshta te ndriçimit, të fjetjes , të ushqimit, udhërrëfimet rreth staneve, me një guidë të mirëfilltë turistike.
Ky projekt mundësohet me mbështetjen financiare të Critical Eco System Partnership Fund.

Пікірлер: 6

  • @SilvaShahu-lh5ds
    @SilvaShahu-lh5ds5 ай бұрын

    Oo ju rujt I MADHI ZOT sa puntor bravo brao te jeni mir ❤❤❤

  • @SilvaShahu-lh5ds
    @SilvaShahu-lh5ds5 ай бұрын

    Bravo ❤❤❤❤❤❤❤❤

  • @sadievellue455
    @sadievellue4552 жыл бұрын

    Eshte bukur por jo e lehte Shum Respekt

  • @balimorina569
    @balimorina5692 жыл бұрын

    Bravo ! Rrofsh!

  • @ANTIPATREA-K
    @ANTIPATREA-K2 жыл бұрын

    Çfarè mrekullie

  • @dikdiku5184
    @dikdiku51842 жыл бұрын

    Mrekullit e shqiperis bjeshket te shtojne jeten. Njerez punetor na beni krenar neve dhe jepni nje mesazh per rinin. Ju rujt zoti te tanve ju pershendes per emisionin keshtu vazhdoni na kenaqet zemren. 🙏🙏🙏🙏