Anja Canaj - Kthjellet

Festivali ‘Urta Fest Albania’, në edicionin e tij të tretë dhe i pari i formatit ‘Junior’, është një iniciativë e organizatës ‘E ardhmja ime, e tashmja ime’ (me në krye Kastro Zizo), me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, për të mbështetur dhe promovuar fëmijët e moshave 7-16 vjeç, në fushën e muzikës.
Dy edicionet e mëparshme të ‘Urta Fest Albania’ kanë qenë të dedikuara të rinjve të moshave më të mëdha, kryesisht adoleshentë, me qindra aplikantë dhe shumë performanca të vendosura në skena të ndryshme në Tiranë. Për shkak të interesimit të lartë nga fëmijët, organizata ‘E ardhmja ime, e tashmja ime’ vendosi t’ia dedikonte këtë edicion fëmijëve të moshave 7-16 vjeç. Konkurentët paraprakisht janë prezantuar në konkurs me materiale ‘cover’ ose origjinale në ditë të dedikuara skenave në qytetin e Tiranës. Nga 45 aplikues nga gjithë qytetet e Shqipërisë, vetëm 8 prej tyre arritën në finale, 6 në skenën e finales e cila u mbajt ditën e dielë, datë 10.03.2024, ora 19:00, në sallën e Liceut Artistik ‘Jordan Misja’.
Fëmijët performuan materiale muzikore të punuara nga produksioni i Urta, pasi kishin punuar dhe bërë prova me coach/profesor kantoje Franc Koruni.
Festivali u moderua nga këngëtarja Vesa Luma.
Publiku pati mundësinë të shijojë perfomancat e artistëve:
Big Basta, Franc Koruni, Xenex dhe ‘Densen’ Dance Academy, trupa e baletit që shoqëroi dhe performancat e konkurentëve.
Të ftuar nderi:
Drejtoresha e Përgjithshme Për Promovimin e Qytetit, znj. Mirela Koçollari,
Gazetari Ervin Kurti dhe këngëtari Endrik Beba.
Juria e festivalit: Franc Koruni, Indripendent FX, Ervin Kurti.
Fëmijët që performuan:
1. Kristiana Dano 13 vjeç, nga qyteti I Tiranës
2. AMS (Angjelos Marga) 16 vjeç, nga qyteti I Sarandës
3. Sejgi Lahi 11 vjeç, nga qyteti I Tiranës
4. Prishila Feruli 14 vjeç, nga qyteti I Sarandës
5. Anja Canaj 15 vjeç, nga qyteti I Durrësit
6. Ajlin Hasani 12 vjeç, nga qyteti I Lushnjës
Çmimet:
1. Çmimi i Bashkisë Tiranë u dha nga Drejtoresha e Përgjithshme Për Promovimin e Qytetit, znj. Mirela Koçollari për AMS (Angjelos Marga)
2. Çmimi i Medias u dha nga gazetari Ervin Kurti për Kristiana Dano
3. Çmimi Best Hip-Hop u dha nga Big Basta për Sejgi Lahi
4. Çmimi Best Interpret u dha nga Indripendent FX për Anja Canaj
5. Çmimi Ylli në Ngritje u dha nga Franc Koruni për Prishila Feruli
6. Çmimi Best Performance u dha nga Endrik Beba për Ajlin Hasani
1. Vendi i tretë: Prishila Feruli
2. Vendi i dytë: Ajlin Hasani
3. Vendi i parë (fituesja): Anja Canaj

Пікірлер