80 vjeçari në fshatin Trashovicë, apelon për ndihmë: "Jetoj në kushte të vështira"

Jo vetem i vetmuar por edhe i varfer dhe i pastrehë.
Ky eshte fati i 80 vjecarit Hekuran Hysa nga fshati Trashovice ne rrethin e Gramshit.
20 vjet me pare Hekurani pesoi goditjen fatale, u nda nga jeta bashkeshortja duke e lene me djalin nga pas.
Vitet do te kalonin dhe djali i tij i vetem u semurë nga diabeti semundje qe e vuan edhe sot.
Se bashku me gruan dhe vajzen djali eshte larguar ngai i ati dhe jeton ne fshatin Mollas ne bashkine e Cerrikut.
I stresuar nga hallet e shumta qe po kalon Hekurani tregon se 6 muaj me pare mori një tjeter goditje fatale
Iu shemb shtepia e vjeter ku banonte duke e lene ne qiell te hapur.
Hekurani tashme jeton jashte i mbuluar me plastmas dhe ne vend te jastekut perdor nje trung peme per te vendosur koken.
Ai jeton me nje pension qesharak qe nuk i kalon 90 mije leke te vjetra ne muaj.
Apeli i tij i vetem eshte te strehoet ne ndonjë banese pasi edhe ky dimer i ftohte qe kaloi duke jetuar nen plastmas e ka lene te semure ko po kalon dhe ne ftohje te rende.

Пікірлер