"15 vite në burgun e Spaçit", ish i dënuari tregon tmerret: Na linin 6 veta në qeli një metër katror

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan
Emisoni “Opinion” në Tv Klan solli në vëmendje atë që konsiderohej si “ferri i kohës së komunizmit”, bëhet fjalë për kampin famëkeq të Spaçit, ku të burgosurit kanë vuajtur tortura çnjerëzore e madje shumë prej tyre kanë humbur jetën.
Gazetari Blendi Fevziu vizitoi këtë burg të tmerrshëm e po ashtu intervistoi një ish të dënuar, i cili i ka kaluar plot 15 vite të jetës së tij në kampin e Spaçit.
Blendi Fevziu: Sa vjet ke kaluar në Spaç?
Ish i dënuari: Rreth 15 vite në Spaç.
Blendi Fevziu: 15 vite dënim? Sa u dënove?
Ish i dënuari: Unë jam dënuar 25, por 15 i kalova këtu se pjesën tjetër e kam bërë në kampe të tjera.
Blendi Fevziu: Me çfarë akuze?
Ish i dënuari: Tradhti e lartë ndaj atdheut, arratisje e plotë në Jugosllavi.
Blendi Fevziu: U arratise në Jugosllavi?
Ish i dënuari: Po.
Blendi Fevziu: Dhe të kthyen pas Jugosllavët dhe u dënove me 25 vjet?
Ish i dënuari: Po me 25 vjet.
Më tej ish i dënuari ka treguar port torturat çnjerëzore që praktikoheshin ndaj të dënuarve në burgun e Spaçit. Ai tregon se si në birucat e këtij burgu,që ishin në madhësinë një metër katrorë izoloheshin deri në 6 persona.
Ish i dënuari: Këtu kanë qenë 4 biruca. Katër dhoma izolimi.
Blendi Fevziu: Këto ishin dhomat e famshme të izolimit?!
Ish i dënuari: Po këto kanë qenë një metër me një metër e gjysmë. Rrinin 3-4 vetë.
Blendi Fevziu: 3-4 vetë në një metër me një metër e gjysmë?!
Ish i dënuari: Po ka pasur dhe 6 veta.
Blendi Fevziu: 6 veta në një metër e gjysmë katrorë? Lakuriq?
Ish i dënuari: Po me një xhaketë që ka qenë e hollë beze dhe me një këmishë beze.
Blendi Fevziu: Edhe sa ju mbanin në biruc?
Ish i dënuari: Në biruc na dënonin një muaj./tvklan.al
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер: 39

  • @Dona17
    @Dona17 Жыл бұрын

    Kane bere burg per te drejtat e tyre, sa e tmerrshme. Zoti tu japi nje jete me te mire !

  • @ultras1245
    @ultras1245 Жыл бұрын

    Iu shofte emri atij sistemi..!

  • @ivavulaj
    @ivavulaj Жыл бұрын

    Zot cfare tmerri kane kaluar

  • @giorgiocaci8215
    @giorgiocaci8215 Жыл бұрын

    Kto njerëz duhen respektu me zemër se kan Kalu turtura...

  • @SamsungM33-uz9pj
    @SamsungM33-uz9pj Жыл бұрын

    NJE TMERE I VERTETE.

  • @plakaplaku
    @plakaplaku Жыл бұрын

    Kam qene 13vjetburg ne bulqize me kromin qe kam nxjerr sot bohesh gjysma e durresit okej shoku

  • @amnesiahaze2348
    @amnesiahaze2348 Жыл бұрын

    Kishte shum prifteri qe ishin te denum e Benin nje rol te rensishem.

  • @DitjonSinani
    @DitjonSinani Жыл бұрын

    😢😢

  • @zenelavdia5056
    @zenelavdia50565 ай бұрын

    Repekte per te gjithe te burgosñit politik respekt edhe per ty zenel dranģu te pershendes i burgosuni politik zenel avdija

  • @ristancuka6818
    @ristancuka6818 Жыл бұрын

    E kom vizitu ket Burg famkeq,shum vite me rradh,por dhe njerzit qe punonin jasht ishin shum te poshter, mbaj mend nje Nat kam flejt jasht,un isha vetem 10 vjec dhe me lan jasht as nuk me futen Brenda te kampi puntorve , te nesermen kur ka gdhir ,isha i mpir komplet,😒😒😒

  • @rakiphalilaj9284

    @rakiphalilaj9284

    11 ай бұрын

    Shum e vërtet është kjo që thua edhe unë e kam bër prov këtë punë si thua ti, edhe shoferat nuk të merrnin kur ishin vendas nga shpali tek burgu, njerëz shum të ndyrë ishin, një radhë nuk më dhan buk tek ajo Menxa që ishte jasht rrethimit kriminel kishin qënë.

  • @tomyvelia1598
    @tomyvelia1598Ай бұрын

    😢

  • @laurentbaku2514
    @laurentbaku25146 ай бұрын

    😮😮

  • @SuperGenius002
    @SuperGenius002 Жыл бұрын

    tmerr

  • @riadosmani9745
    @riadosmani9745 Жыл бұрын

    😶

  • @vloravlora1972
    @vloravlora1972 Жыл бұрын

    000

  • @GiorgoArmani
    @GiorgoArmani2 ай бұрын

    Qar tutrurash Kan kalu e qahen sot kur bajn Burg sot a burgun vk

  • @g.z.9219
    @g.z.9219 Жыл бұрын

    Kalamai gazetar i TV klan.../ Pyete sikur nuk I di, dhe eshte per here te pare aty.../ Fantonasi i TV klan..

  • @andiedit9680
    @andiedit9680 Жыл бұрын

    😳😳😳😳

  • @FrankKnights
    @FrankKnights Жыл бұрын

    15 vite burg në spaç kur nuk ke bo asgjë çfare makthi shum të fort jan këto burra

  • @flori7278

    @flori7278

    Жыл бұрын

    Diktatur

  • @hysnimethasani6814
    @hysnimethasani6814 Жыл бұрын

    Pse ça doje ti ? Mos rrej kot se asnje nuk osht vetvra

  • @miceleplacido5042
    @miceleplacido5042 Жыл бұрын

    Ore kta mir qe paskan te drejt dhe vertet me vjen keq per kte qe kan kaluar po kur thon kriminelet per vrasje qe kam ber burg nga sistemi ksaj cfar i thon🤣

Келесі